Home » Lajme, Vendore » Kryetari Mustaf takohet me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë Znj. Lindita Nikolla

Kryetari Mustaf takohet me Ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë Znj. Lindita Nikolla

Mustafa lindaINFORMATË

Me ftesë të ministres së posazgjedhur të arsimit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla, kryetari i Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa sot po qëndron në Tiranë.

Kryetari i paraqiti Ministres problemet e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës rreth arsimimit të lartë në shqip, ku mori një përkrahje shum të fuqishme nga ajo, duke marr garancinë që do të mbështes Luginen pa rezervë, ajo u shpreh e gatshme që të  gjitha kuotat e pashfrytëzuara të trojeve (Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi), pas verifikimit në fakultete  ti jepen Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, theksoi mbështetjen e plotë të kryemnistrit Edi Rama mbi kujdesin që duhet ti bëhet Luginës, si dhe mundësinë e shqyrtimit dhe korrektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lidhur me shpërndarjen e kuotave për studentët.

 

 

NJOFTON KABINETI I KRYETARIT, PRESHEVË

Mustafa linda-2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch