Home » Lajme, Vendore » Kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani priti në kabinetin e saj Gazmend Muhaxherin dhe Andriola Kambon

Kryetarja e Preshevës, znj.Ardita Sinani priti në kabinetin e saj Gazmend Muhaxherin dhe Andriola Kambon

Sot kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka pritur Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo dhe kryetarin e Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri bashk me drejtoreshën për kulturë të komunës së Pejës, znj. Xhaneta Syla

Postimi i znj. Sinani:

“𝗛𝗮𝗽𝗷𝗮 𝗲 𝘀𝗼𝘁𝗺𝗲 𝗲 𝘇𝘆𝗿𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘇𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗨𝗕𝗦𝗛𝗥, 𝗺𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗶 𝗲 𝗻𝗲𝘀𝗲̈𝗿𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘇𝗵𝘃𝗶𝗹𝗹𝗶𝗺 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare 🇦🇱 në Rajon, znj. Andriola Kambo; kryetarin e komunës së Pejës 🇽🇰, z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoreshën për kulturë në komunën e Pejës, znj. Xhaneta Syla. Siç ishim dakorduar edhe në Kongresin e UBSHR në Tiranë, në takimin e sotëm u bë hapja e zyrës së UBSHR dhe zyra e Turizmit në Preshevë.

U diskutua po ashtu nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi me Komunën e Pejës për turizmin malor dhe ofrimi i ekspertëve për turizëm nga Tirana dhe Peja 💪.

Nga Drejtoresha e UBSHR, znj.Kambo u diskutua që së shpejti të organizohen konferenca për bashkëpunim mes të rinjve e grave të komunave e bashkive që janë pjesë e kësaj organizate mbarëshqiptare.

Duke qenë komunë e diskriminuar në Serbi, edhe në aspektin socioekonomik, shpreha falenderim në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës për znj. Kambo, kryetarin Muhaxheri dhe të gjithë komunave pjesë e UBSHR për angazhimin e tyre.

Me zhvillimin e turizmit Preshevës do t’i hapen mundësi edhe për zhvillim ekonomik e kulturor.

Urime ❤

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress