Home » Lajme, Vendore » Kthehen në Preshevë një grup i haxhilerëve që udhëtuan përmes transportit ajror

Kthehen në Preshevë një grup i haxhilerëve që udhëtuan përmes transportit ajror

Me duartrokitje dhe sy të përlotur ngazëllimi, familjarë të shumtë dhe përfaqësues institucional pritën mbrëmë në Preshevë një grup të haxhilerëve që udhëtuan përmes transportit ajror drejtë Arabisë Saudite në kuadër të Bashkësisë Islame në Preshevë.

Ishin momente të veçanta për ta sepse prindërit, vëllezërit e motrat e tyre po përmbushin kushtin e pestë të fesë Islame. Haxhilerët përshëndetën familjarët e tyre dhe ishin të përmbushur shpirtërisht për misionin që kishin kryer. Ata shprehën aspektin emocional për mundësinë që u ishte ofruar të shkojnë e të vizitojnë vendin e shenjtë. Shëndeti i tyre ishte i mirë gjatë qëndrimit në Haxh përkundër moshës që kishin. Edhe çështja e udhëtimit drejt Arabisë Saudite kishte kaluar sipas programit të paraparë dhe pa asnjë problem ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva udhëheqësi i haxhilerëve, Abdulla Abdiu. Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, Fikret Limani  u shprehi mirëseardhje haxhilerëve.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch