Në prani të drejtorave të shkollave fillore dhe të mesme të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, sot është tërhequr shorti i Kuizit të Diturisë që do të mbahet me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Drejtorët e shkollave gjithashtu janë informuar nga organizatorët, në këtë rast nga drejtori i Rtv Presheva dhe pronari i Rtv Spektri Nexhat Behluli, rrethë organizimit të kuizit. Njëri nga implementuesit e projektit është Rtv Spektri, ndërsa Rtv Presheva bartës i projektit. Të gjitha pregaditjet organizative janë në përfundim, edhe sa i përket anës teknike ashtu edhe pyetjeve. Kuizi i Diturisë, do të mbahet në dy cikle, ciklin e parë do ta përbëjnë garuesit e shkollave të mesme, kurse atë të dytin ata të shkollave fillore.
Për fituesit e kuizit tani më janë siguruar edhe shpërblimet:
Fituesi nga shkollat e mesme, dhe finalistët e shkollave fillore do ta kenë një eskurzion treditorë në Shqipëri. Kurse për xhdo nxënës pjesëmarës të kuizit si dhe shkollave nga ata vin do të marrin nga një mirënjohje.
Sponzorët e Kuizit të diturisë nga Komuna e Bujanocit do të jenë:
“AGRO-ADRIA” – “BICI COMMERCE” “CUKI COMPANY” dhe “ELHAN COMMERCE”
Çiftet garuese të Kuizit të Diturisë do të jenë këto:
ShM. “Sezai Surroi 1” Bujanoc – Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë,
Sh.M. “Sezai Surroi 2” – Sh.M.T. “Presheva”.
Sh.F. “Naim Frashëri” Bujanoc – Sh.F. Ali Bektashi” Nesalcë,
“Muharrem Kadriu 2” Tërrnoc – “Ibrahim Kelmendi 2” Preshevë,
“Ibrahim Kelmendi 1” – “Desanka Maksimoviq” Bilaç,
“Selami Hallaçi” Rahovicë – “Migjeni” Caravajkë,
“Sami Frashëri” Lluçan – Zenel Hajdini” Raincë,
“Ibrahim Kelmendi 3” – “Dituria” Corroticë,
“9 Maji” Leran – “Abdullah Krashnica” Miratoc, dhe
“Zenel Hajdini” Tupallë Medvegjë – “Muharrem Kadriu 1” Tërrnoc.
dua qi te vi tek ju dhe te tregoj diturin time haeha 😛