Kulti i individit dhe historia e miteve

Read Time:5 Minute, 9 Second

Nue Oroshi

Shpeshherë në botë e veçanarisht në vendet diktatoriale krijohet kulti i individit. Ky kult është ngritur fuqimisht në vendet diktatoriale kur Kryetarët dhe Kryeminsitrat komunist e kanë shpallur vehtën të pazëvëndësushëm kurse popullin dele që i shkon mbrapa pa e futur fare në funksion trurin. Ata që nuk e kanë luajtur rolin e deleve kanë qenë nëpër burgje,janë rrahur vrarë e sakatosur. Në këtë mënyrë është krijuar dhe ngritur kulti i individit nëpër ish vendët komuniste. Fatkeqësia qëndron edhe sot  e kësaj dite se këto dele të komunizmit ende edhe sot e asaj dite e kanë të ngulitur në kokën e tyre një levozhgë të trashë të kultit të udhëheqësve të tyre saqë edhe spitalet psikiatrike më të mëdha në Evropë dhe Amerikë nuk kanë mundësi ti sherojnë. Disa nga ata kanë vdekur e disa janë në prag të vdekjës por shkojnë në botën e amshuar me mendjën e ngurt për kultin që ju kanë ngritur diktatorëve komunist që kanë qenë dhe mbetën e keqja më e madhe e njerëzimit.Fatkeqësisht ky kult i individit ishte shumë i fortë edhe në trojet shqiptare. Diktatorët komunist në Kosovë dhe Shqipëri Enver Hoxhaj e Fadil Hoxhaj në mënyra të ndryshme kishin ngritur kultin diktatorial nëper faza të ndryshme kohore.Në Shqipëri ky kult mori hov pas shuarjes së kryengritjes antikomunsite në Mirditë në vitin 1953 ku me ndihmën e Rusisë dhe Serbisë komunistët e Shqiperisë arritën ta shuajnë rezistencën antikomunsite në Shqiperinë e Veriut. Edhe në Kosovë diktatorët komunistë kishin dhënë kontribut në rikthimin e Kosovës në Jugosllavi ku kishin dërguar tri brigada komuniste dy në Kosovë dhe një në Maqedoni për të shuar kryengritjet shqiptare që udhëhiqeshin nga Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Shaban Polluzha, Xhemë Gostivari, Mifailat e Zajazit dhe shumë të tjerë. Fatkeqësia ndodhi. Për tu krijuar ky kult i individit dhe për tu ngritur shteti diktatorial komunist në Shqiperi dhe ish Jugosllavi shqiptarët humbën 47.300 atdhetar , ku 95% të tyre nuk ju dihen varret se ku janë gjuajtur.Më pas se çka ndodhi për 45 vite e dimë të gjithë ku u krijua njeriu i ri pa komb e pa atdhe duke humbur vyrtytet morale të besës, nderit dhe trimerisë.Pasojat e krijimit të këtij njeriu të ri me mentalitet diktatorial po ia shohim pikën e sherrit edhe sot e kësaj dite ku shumica e politikanëve shqiptar nuk kanë mentalitet demokratik por kanë trasheguar një mentalitet diktatorial. Dallimi në mes të sistemeve politike diktatoriale dhe atyre demokratike është shumë i madh.Është i madh për faktin se i tërë shteti në diktaturë punon vetëm për mirëqenien e diktatorit dhe familjes së ti kurse në demokraci qytetari punon për të krijuar mirëqenien personale e familjare ku duke krijuar këtë mirëqenie shteti demokratik i jep mundësinë qytetarit që me  kontributet e ti përmes taksave që paguan për shtetin ta zhvilloj dhe pasuroj edhe shtetin që jeton e punon. Duke trasheguar një mentalitet komunist një pjesë e madhe e partive në politkën shqiptare e kanë trasheguar kultin e individit edhe përmes partive politike ku ndaj kryetarit të partisë politike përkrahesit dhe anëtaret e partisë që i rrinë afër e krijojnë një formë servilizimi dhe gjunjëzimi ndaj liderit te tyre, dhe asnjëherë nuk e kritikojnë atë kur nuk e ka mirë. Kjo krijohet si pasojë e mentalitetit diktatorial në politikë.Kurse sa i përket historisë së miteve kemi një pjesë të ashtuqujturve studiues ku nuk dinë ta dallojnë historinë e vërtet nga mitet dhe mitologjia.Ata mendojnë se historia shqiptare është e krijuar nga mitet dhe futën kryq e terthorë historisë shqiptare pa qenë të aftë të punojnë dhe specifikojnë asnjë periudhë historike.Apo me keq futën në të gjitha periudhat historike pa qenë fare ekspert të fushës së historisë.Mendojnë të gjorët se historia shqiptare është një mit dhe ajo duhet të shkruhet sipas ëndrrave të tyre që shohin me sy hapur. Këtyre bashibozukve duhet kujtuar se dallimi në mes të mitologjisë dhe historisë së vërtetë është shumë i madh dhe janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes tyre.Historia shkruhet me fakte shkencore ku historiani në bazë të burimeve arikvore si dhe burimeve tjera ansore siç janë dëshmitë, kronikat ,memoriet, shënimet e personave që kanë bërë historinë, dëshmitë e bashkëkohësve, si dhe shumë dokumente të tjera mblidhën, analizohen, sistemohen dhe përpunohen ku krejt në fund historiani i mirëfilltë e nxjerr përfundimin për një ngjarje historike apo për një personalitet historik të një periudhe të ndryshme  kohore.Fatkeqësia qëndron në faktin se tekstshkruesit e miteve dhe mitologjisë shkruajnë me halucionacione duke devijuar nga shkenca dhe çdo gjë e marrin në aspektin që ata vetë deshirojnë të ketë ndodhur e jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë.Te tillët në të shumten e rasteve janë të ndikuar nga historiografia serbe e cila në mungesë të materialeve shkencore, dokumenteve historike, memorieve te ndryshme ka dy shekuj që punon në dy drejtime.Drejtimi i parë është falsifikimi i kronikave,dokumenteve dhe dëshmive tjera në Mesjetë dhe krijimi i figurave jo ekzistuese serbe por mitizimi i tyre se kanë ekzistuar, apo edhe përvetësimi i figurave historike shqiptare.Për këtë historia serbe në 95% te saj është histori e miteve,  gënjeshtrave dhe falsifikimeve te dokumenteve të ndryshme sidomos në Mesjetë. Përmes këtyre falsifikimeve ata kanë arritur që ti marrin dhe përvetësojne edhe kishat katolike shqiptare në Kosovë. E dhimshme është se sot përmes këtyre kishave tona që na i kanë marrur dhe përvetsuar me dhunë sot po e bëjnë historinë e tyre.Kjo bëhet për faktin se shumica e shqiptarëve e bëjnë gjumin e ariut dhe nuk i dalin zot objekteve te tyre historike.Kështu që nuk do ti kushtonte asgjë Ipeshkvisë së Kosovës që në bashkëpunim me Institucionët e Kosovës ta bëjnë një projekt të rikthimit të Kishave Mesjetare Katolike Shqiptare Ipeshkvisë së Kosovës, dhe njëherë e përgjithmonë të nderpritet loja e politikës serbe me kishat tona që na i kanë marrë me dhunë.Është koha që dalngadalë shqiptarët të demokratizohen dhe kultin e individit ta lënë në sirtarët e historisë, kurse historinë ta shkruajnë historianët e mirfilltë e jo para historianeët që nuk dinë ta bëjnë dallimin në mes të historisë mitike dhe asaj reale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nga nesër pritet të vijë vapa afrikane
Next post Deputeti Kamberi mirëpret vendimin për tekstet shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës