Home » Lajme » KUMANOVA, GJATË DITËS SË SOTME

KUMANOVA, GJATË DITËS SË SOTME

Lagjja e trimave shkatrrimetPor si janë zgjuar sot banorët shqiptarë të Lagjes së Trimave në Kumanovë, pas tensionit dyditor në këtë qytet?

Ata kanë kaluar natën pa energji elektrike, pa ujë dhe rrjete të tjera që kanë mbetur të demoluara pas aksionit policor, që zyrtarisht u përmbyll me 22 persona të vrarë, tetë prej të cilëve policë, 14 anëtarë të një grupi të armatosur, si dhe 37 tjerë të plagosur.

Gjëja e parë që sheh sot në rrugë të Kumanovës, janë gëzhojat e plumbave. E nga tensionet e dy ditëve të fundit janë shkatërruar e demoluar shumë shtëpi banimi e rrugë.

E shqiptarët e Lagjes së Trimave në Kumanovë kanë kaluar natën pa energji elektrike, pa ujë dhe rrjete të tjera që kanë mbetur të demoluara pas aksionit policor, që zyrtarisht u përmbyll me 22 persona të vrarë, tetë prej të cilëve policë, 14 anëtarë të një grupi të armatosur, si dhe 37 tjerë të plagosur.

E në oborre shihen vetëm kafshë shtëpiake të cilat u kanë shpëtuar sulmeve.

Për banorët, e tërë kjo që ka ndodhur, duket sikur ëndërr. Njëri prej tyre akuzon qeveritarët për tensionet që nisën dy ditë më parë.

E policia maqedonase ka thënë se operacioni është realizuar duke u bazuar në informacionet për një grup të armatosur në afërsi të Kumanovës, 40 kilometra larg Shkupit.

Në këtë rajon ka pasur luftime të ashpra gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress