Home » Opinione » Kungujt “nacionalë” të Luginës!

Kungujt “nacionalë” të Luginës!

Kungujt e LuginesSezoni i kungullit, ka filluar edhe në Luginë të Preshevës. Në këtë rajon të pëlleshëm bujqësor rriten kunguj gjigantë, po ka edhe aso kungullorësh të verdhë, të cilët nuk bëjnë as për farë.

Fushata e vjeljes së kungujve vazhdon deri, më 26 tetor, në suaza të sezonit vjeshtor.

Kungujt “nacionalë” të Luginës, dallohen jo vetëm për nga madhësia, ngjyra e shija, por edhe nga fara e tyre e “lozës”.

Tregu i Luginës, është i pasur me kunguj, të cilësisë së lartë, të mesëm dhe të ulët.

Kungujt “nacionalë” të Luginës, janë më të kërkuar në pazarin e politikës lokale dhe rajonale.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në kudër të fushatës elektorate për zgjedhjet nacionale, ka servirur një “meny” të pasur me kunguj, kungullec e kungullesha.

Elektorati nuk do të zhgënjehet me Listën e kungujve dhe me “cilësinë” e tyre. Për ta nderuar prodhimin e tij vendor, ai, duhet në masë të madhe të dalë në votime, për t’i treguar shtetit ku jeton dhe ndërkombëtarëve se jemi më shumë në numër se sa na mendojnë.

Është fakt se nuk kemi pranuar të numërohemi gjatë regjistrimit të popullsisë, në vitin 2011, por nuk do të thotë se e pranojmë rezultatet e tij.

Të parët tanë kungullor, na mësuan se nuk duhet dalë në regjistrim dhe ata e dinë se si ta pleqërojnë këtë mesele. Ata shpesh na kanë thënë se nuk duhet të mbështetemi te sasia po te cilësia. Ne jemi ndoshta një popull i vogël në numër, por kungujt tanë “nacionalë”, mund ta vërshojnë jo vetëm tregun e Beogradit, por dhe të Prishtinës dhe diasporës!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, përshëndet sezonin e grumbullimit të kungujve dhe fushatën elektorale për zgjedhjen e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, me moton: “Dilni dhe votoni për prodhimet tona vendore”! Suksese….

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch