Home » Lajme, Opinione » Kur interpretimet e Gjykatë Kushtetuese vlerësohen me dy kute nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar

Kur interpretimet e Gjykatë Kushtetuese vlerësohen me dy kute nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar

Nga XHAVIT ÇITAKU
Nuk ka dyshim se përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndihmuar në dialogun Kosovë- Serbi ishin të vakëta dhe si pasojë e gjithë kësaj ende nuk kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve. Për t’i dhënë një impuls të ri dhe për t’i ndezur ” motorët” e shurdhër të një përgjumjeje europiane, administrata e re amerikane aktivizoi diplomacinë e saj energjike e profesionale për të kontribuar në përfundimin e këtij dialogu të stërzgjatur pa ndonjë arsye të kësaj neglizhence të pakuptimtë alla europine. Kjo u pa me dërgimin e diplomatit me eksperiencë z. Palmer së pari në Selinë e BE-së e më pastaj në kryeqytetin e Kosovës , Prishtinë, i cili shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson të jap krejt atë çka mundet për të arritur një reziltat përfundimtar, caku i së cilës është njohja reciproke ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.Thënë konkretisht, me arritjen e diplomatit amerikan në kancelaritë e këtij unioni në Bruksel, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i emisarit të BE-së Lajçak, i cili së bashku me dërguarin e SHBA-ve vizituan Prishtinën. Nuk u dhanë shumë detaje të kësaj vizite bukur të ngjeshur me takime e biseda me krerët e shtetit dhe liderët e partive politike, por një gjë dihet se përfundimi i këtij dialogu nuk ka alternativë.
Kërkohet realizimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pronës së Kishës në Deçan
Diplomati amerikan Palmer pas takimeve të shumta që pati, ai vizitoi edhe Radio Televizionin e Kosovës dhe për këtë medium publik dha një intervistë, e cila ishte mjaft interesante për shkak të pikëpamjeve që shteti amerikan ka rreth përfundimit të dialogut Kosovë- Serbi. Qendrimi amerikan, tha ai, është që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje reciproke në mes të këtyre dy shteteve. Po ashtu, ai ndër të tjera theksoi se duhet të realizohen në praktikë të gjitha marrëveshjet e arritura deri me tash duke përfshi edhe asosacionin e komunave serbe. Bile, tha ai, se marrëveshjen për asosacion duhet zbatuar duke u marrë vesh palët rreth modaliteteve të funksionmit të atij organizmi konform marrëveshjes së arritur vite më parë, marrëveshje kjo që ishte ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, diplomati i Departamentit të shtetit nuk vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese kishte gjetur 23 pika të asaj marrëveshjeje që ishin në kundërshtim me aktin më të latë juridik të vendit tonë Kushtetutën dhe si e tillë ajo nuk mund të zbatohet, ngaqë vihet në pikëpyetje integriteti dhe sovraniteti i vendit. Me një fjalë, asnjë akter politik dhe organ i vendit nuk mund të këtë temë bisede atë marrëveshje me atë përmbajtje që kishte në brendi në kohën kur ishte ratifikuar. Mirëpo, ishte befasuese insistimi i Palmer-it për të zbatuar vendimin e Kushtetueses lidhur me një pronë prej 24 hektarësh për Manastirin e Deçanit, duke i këshilluar udhëheqësit kosovar që kjo punë të kryhet sa më parë, gjithnjë duke marrë parasysh intretimin e Gjykatës Kushtetuese. Për dy vendime të të njëjtës Gjykatë kemi dy vlerësime, por të njëjtat presione për t’u zbatuar. Për t’iu kthyer prona Kishës së Deçanit, Kushtetuesja ka vepruar drejt, ndërkaq sa i përket asosacionit këtu ndryshon qasja e BE-së, por siç dukët edhe e SHBA-ve, se ajo marrëveshje duhet zbatuar pa marrë parasysh interpretimi i institucionit më të lartë të mbrojtjes së kushtetutshmesrisë së vendit. Vlerësim e presion me dy kute, që dorën në zemër, shkojnë në fasvor të Serbisë e në dëm të Kosovës. As Palmer, as Lajçak dhe asnjë personalitet e udhëheqës në BE kurrë dhe në asnjë moment nuk do të insistonin e as që do të guxonin të zbatojn diçka që Gjykata Kushtetuese e ka shpall si antikushtetuese. Këtë nuk do ta bëjnë as udhëheqja e jonë pavarësisht presionit që mund të bëhet mbi ta. Tek e fundit kjo nuk është e ndershme nga ana këtyre ndërmjetsuesëve ndërkombëtar e europian që t’u thonë shqiptarëve të punojnë kundër ligjit dhe Kushtetutës.

Po të mos ishte presioni i paparë i shtetit serb ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë, ky komunitet qysh moti do të ishte integruar në shoqërinë kosovare dhe nuk do të kishte pasur nevojë të filloi një odiseadë bisedash e dialogjesh për kinse gjetjen e një zgjidhjeje ligjore për “ mbrojtjen” dhe sigurinë e serbëve në vendin tonë. Ndërkaq, në anën tjetër qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës kanë punuar shumë në dhënien e kompetencave për komunat e saj, të cilat janë të bazuara dhe të ndihmuara edhe nga ekspert të shteteve të Bashkimit Evropian. Mirëpo, si gjithnjë në historinë e serbëve është dëshmuar se ata kurrë nuk janë të kënaqur me asgjë që iu ofrohet, por kërkojnë më tepër se sa u takon dhe që tek e fundit nuk ua lejon asnjë ligjislaturë e cilit do shtet qoftë.
NATO duhet ta pranoj Kosovën në gjirin e saj
Nga veprimet, sjelljet dhe kundërshtimet e përditëshme që i bëjnë serbët e Kosovës, po shihet qartë se ky komunitet nuk dëshiron një jetë të përbashët me shqiptarët. Këtë fakt e këtë situaë do të duhej ta kuptonin edhe ndërmjetësuesit evropian e amerikan. Zaten, me këtë urrejtje që kanë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve e të tjerëve, kriminelët e udhëheqjes së Serbisë shkaktuan luftë gjenocidale në ish- Jugosllavi ku u vranë e u masakruan qindra mijëra njërëz të pafajshëm, ndër ta gra, pleq e fëmijë. Rrugës së kryekriminelit serb, Milosheviq, po ecën edhe presidenti aktual, Vuqiç, i cili jo vetëm që po e kërcenon Kosovën në çdo deklaratë të tij, por ai po vepron edhe në praktik duke blerë armatim modern dhe duke e konmcentruar ushtrinë e tij afër kufirit me vendin tonë. Për t’iu shmangur rrezikut të përhershëm nga soldatesaka fashiste serbe, udhëheqja e NATO-s do të duhet që ta pranojë Kosovën në gjirin e saj dhe në të njëjtën kohë t’ia tërheq vërjetjën udhëheqjes serbe se hapat e saj ushtarak janë rrezik për paqën dhe sigurinënë rajon. Duke marrë parasysh faktin se ushtarët tanë profesional po marrin pjesë në misione paqruajtëse në krah me ushtrinë më të fort në botë atë të SHBA-ve, qeveria e Kosovës do të duhej të bënte kërkesë për t’u pranuar në aleancën veri-atlantike dhe atë sa më parë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch