Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kurti: Asociacioni është kundër Kosovës, s’duam përsëritjen e Bosnjës

Kurti: Asociacioni është kundër Kosovës, s’duam përsëritjen e Bosnjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet, meqenëse, siç vlerëson ai, është kundër Kosovës dhe nuk është as për serbët.

Kurti tha se nuk duan që në Kosovë të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës.

“Asociacioni nuk është për serbët, por është kundër Kosovës. Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar ndaj pakicës, por nuk duam të përsëritet skenari i Bosnje e Hercegovinës”, tha Kurti.

Kryeministri tha se Serbia duhet të merret me propozimet, të cilat ata i paraqitën në takim.

“Ne e sqaruam shumë mirë. Nuk mund të merremi me ide të vjetra, por i ftojmë ata të merren me propozimet tona”, tha Kurti para gazetarëve në Bruksel.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch