Home » Lajme » Kurti premton reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kurti premton reciprocitet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin me kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani, bisedoi për ë drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Sinani e njoftoi kryeministrin Kurti për gjendjen e keqësuar në Preshevë, pas vërshimeve të kaluar që shkaktuan dëme materiale, në vlerë prej 325 mijë euro.

Ajo theksoi problemin e mungesës së investimeve dhe pengesat që i bën pushteti i Beogradit investitorëve të huaj që shprehin interesim për të investuar në këto treva të banuara me shqiptar.

Në takim u diskutua edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për të cilin kryeministri Kurti tha se ishte takim për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri tha se në procesin e dialogut të ri do të angazhohet për reciprocitet të drejtash të pakicave kombëtare në Kosovë dhe Serbi.
Takimi i kryeministrit Kurti me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është në vazhdën e takimeve për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch