
Kurti: Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës për Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
Në lidhje me këtë sukses të Kosovës në arenën ndërkombëtare është prononcuar Kryeministri, Albin Kurti duke theksuar se “Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”
Kryeministri Kurti ka falemnderuar ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer.
Më shumë storie
Kurti nga Gjilani: Jemi të interesuar që t’i mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës në çdo aspekt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi që ai e udhëheqë vazhdimisht po e rrit buxhetin për shqiptarët...
Prokuroria e Kosovës: Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
Prokurorja e Prokurorisë Speciale nga krimet e rënda, Besa Limani, ka konfirmuar për RTK-në se njëri prej të arrestuarve është...
Vrasja e Liridonës, Pacolli: Aktorët e krimit të marrin dënimin maksimal
Për vrasjen e Liridonë Murselit, e cila ka ndodhur të mërkurën, ka reaguar Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së. Ai përmes...
Albin Kurti në takim me QUINT-in: S’ka zgjedhje serbe pa marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët...
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” iu uron të gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit- ditën e Flamurit!
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit"iu uron të gjithë shqiptarëve anë e kënd trojeve etnike shqiptare dhe mërgatës së madhe...
Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë
Nesër do të jetë ditë pushimi në Kosovë për zyrtarët publikë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi,...