Home » Lajme » Kurti tregon çka foli me emisarin e Trumpit për dialogun

Kurti tregon çka foli me emisarin e Trumpit për dialogun

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot është takuar me emisarin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Richard Grenell, i cili njëherësh është ambasador i SHBA-së në Gjermani, sot ka qëndruar në Prishtinë, ku, përveç me Kurtin, është takuar edhe me presidentin e vendit dhe me zyrtarë të tjerë institucionalë e politikë.

Kurti, partia e të cilit ka dalë e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, në internet, se çfarë qëndrimi ka mbajtur para të dërguarit të Trumpit.

“Sot u takova me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett”, ka shkruar Kurti.

“E falënderova z. Grenell për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në Kosovë, në kohë lufte e në kohë paqeje”, ka bërë të ditur Kurti.

“Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, unë thashë se përmbajtja e tij është më e rëndësishme sesa afatet”, ka treguar Kurti.

Albin Kurti@albinkurti

Today I met with #USA Amb. to #Germany Mr. Richard A. Grenell & @USAmbKosovo Philip S. Kosnett. I thanked Mr. Gernell for continued #US support to #Kosova in war & peace time. Regarding dialogue between Kosova & Serbia I said that the content is more important than deadlines.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch