Kurti: Verdikti ndaj Mustafës indinjues, kriminelët serbë nuk po gjykohen

Read Time:1 Minute, 44 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar indinjues verdiktin e sotëm të Dhomave të Specializuara ndaj Sali Mustafës. “Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit? Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”, deklaroi Kurti.

Lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve, sipas tij, është e drejtë universale.

“Është e papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal. Sot e gjithmonë jemi solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri i fillim të reagimit flet për masakruesin e familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të pa përfshirë në luftë. Kryeministri thotë se ky anëtari i njësitit famëkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha Cvjetani, u pat dënuar me vetëm 20 vite.

“Ai madje ishte liruar në vitin 2018, tri vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë’’, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur. Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.  Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të drogës:, deklaron Kurti.

Ndërkohë, sipas kryeministrit të Kosovës, ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan.

“Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh”, deklaroi Kurti.

E megjithatë, siç tha i pari i Qeverisë, kriminelët kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili, siç tha Kurti, ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gjykata Speciale shpall fajtor Sali Mustafën, dënohet me 26 vjet burgim
Next post Lëvizja Për Bashkim: Vendimet politike nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte