Kusari-Lila: Nuk kam komunikuar asnjëherë me Radojçiqin, kurse me ish-deputetin Simiq po

Read Time:1 Minute, 39 Second

Përpjekje për ta njollosur Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Kështu i cilësoi shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, publikimin e disa incizimeve ku pretendohet se ajo dëgjohet në një bisedë me ish deputetin e Listës serbe, Slavko Simiq, i cili ia përmend deputetes, një bisedë që kjo e fundit e kishte bërë me Milan Radojiçiqin, personin në listën e zezë të SHBA-së, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për rastin Brezovica.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me Radojçiqin, kurse me ish-deputetin Simiq, tha se biseda ka qenë në kuadër të punës në Kuvend.

Por, ndaj përgjimeve të publikuara në medie, reaguan  partitë opozitare në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ne rrjetet sociale ka ngritur pyetje në adresë të kryeministrit Kurti.  “Albin, me Milanin Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, shkruan ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica -Xhelili, duke komentuar publikimin e përgjimeve, ka ironizuar me deklaratën e kryeministrit Kurti.  “Me koordinim a pa koordinim?”, thotë ajo.

Kica-Xhelili është shprehur se pyetja e vërtetë pas publikimit të këtyre përgjimeve po del të jetë, me kë po koordinohen.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, mbajti konferencë të jashtëzakonshme për medie.

“Në këtë diskutim shpërfaqet tema sa i përket rrymës në veri. E dyta është edhe koordinimi për çështjen e veteranëve. E treta është diskutuar për stopimin e trustit dhe e fundit shihet roli sekret mes dy subjekteve politike”, ka deklaruar Tahiri.

Dorëheqja e Qeverisë për momentin thotë se është më e pakta që mundet me ndodhë.

Mediumi Nacionale që publikoi përgjimet, njoftoi se në ditët e ardhshme do të dalin edhe të tjera, ku pretendohet se si deputetja Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, i ofendon kolegët e vet nga partitë në opozitë dhe një letër që Radojiçiq ia ka përcjellë shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

https://www.facebook.com/watch/?v=648814570505506

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kryeministri britaik Sunak: Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet
Next post SHBA fut në listën e sanksiononeve Aleksandër Vulinin