Home » Histori » Kush duhet ta mbrojë të kaluarën shqiptare ?

Kush duhet ta mbrojë të kaluarën shqiptare ?

Arthur John Evans 1878 thoshte  „Biri i shqiptarit është bashkëpatriot i Skënderbeut, trashëgimtar i fortë si shkëmbi, që i përket një race luftarake dhe gjithmonë të pamposhtur! I shpejtë, energjik, skeptik, gjithnjë në lëvizje dhe nuk e duron dot mbikëqyrjen. Për të mbi gjithçka tjetër është LIRIA….

Liria po , por sa e çmojmë  ate?. Jemi një popull që fatbardhësisht për mbrojtjen tonë ushtarake nuk na duhet të shpenzojmë asnjë cent. Kemi të hyra materile , para të bardha që vijnë nga dhënësit e ndryshëm  të ndershëm (që iu dihet prejardhja ) . Kemi profesorë ,  kemi  akademikë në të dy shtetet shqiptare . Kemi  universitete publike dhe private. Kemi  institucione të cilat derdhin para të mëdha  për  “muhalife” ( gjëra paradoksale ) , dhe historisë sonë askush asnjë fjalë të mire nuk ia thot.
Historikisht në 2000 vjetshin e fundit nuk kemi pasur kohë dhe mundësi  më të mire dhe pa frikë e pa censurë të shkruajmë të kaluarën tonë dhe përfundimisht t`i vejmë në “blokadë” mashtrimet dhe vjedhjet  e huaja që poi  bëhen asaj pa fije fytyre.
Nuk guxojmë të flejmë . Jemi në gjumë a po jemi në ëndërr  ?  dhe po na duket  se ajo çka po ndodhë me ne , është një lojë fëmijësh?
Shpesh në shkrimet e mia publicistike më japin vërejtje pse vetëm me histori  kur kemi  probleme edhe më të mëdha se sa këto për të cilat unë shkruaj. E vërtetë është ,por sikur ta bënin të gjithë punën e tyre për atë që janë të thirrur , do të ishte edhe më mire që lexuesi , atdheu dhe historia të begatohen me prurje të reja .
Sot posa e lexova shkrimin :  “ Pse kryevepra e babait të albanologjisë nuk u botua kurrë në gjuhën shqipe?! shkruar nga Lekë Pepkolaj .Pse ?   Unë ju pyes pse e lejojmë vjedhjen e historisë të lashtë pellazge, ilire , dardane arbanase dhe së fundi shqiptare ? Pse? Sidoqoftë , dikush duhet të ngris zërin kundër të gjitha të metave shoqërore në mënyrë të ndershme dhe pa interes personal .
Po vidhet Historia , po përvetësohet ajo nga kombet që nuk kanë histori . Shikoni , kam fakte. Hiq më shumë se një shetitje në internet dhe do të zbuloni  të gjithë masakrin ndaj së kaluarës. Historia është testament  i tokave ku jeton, është certifikatë pronësie të cilën nuk mundet askush të ta vjedhë

Efesi  grek në Turqi , e tani na del serb . Dhë më e habitshme  se banorët e asaj krahine të dikurshme  “ishin “ serbë e Metohisë ( Dukagjinit në Kosovë ). Ja dokumenti “
Perendesha e Efesit
Sipa serbeve , (” Esej o Iliadi ” Slobodan M . Filipoviq , Beograd) shkruan se
“Perendesha e Efesit ishte serbe nga Metohija ( Dukagjini) ”  Kurse ne literaturen botërore , kjo perendeshë ishte Greke,( Efesi eshte ne Turqinë e sotme)

Te bisedojme : ne te djathtë veshje popullore dikur shqiptare ( tani qenka  serbe e Metohisë )

Sa e komplikuar kjo histori ? Jo, aspak por ne nuk e duam , dhe nuk e pranojme si te tonen, ashtu na kane mbushur mendjen ose na kane obliguar shtrembet te mendojme )

Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”. E vërtetë , i kisha thënë Zotit Ericson. Por jemi të lehtë , lehtë mashtohemi .

Pita dhe spiralja . Serbët pyesin : nga iu erdhë atyre emri  “pita”  ( shqip pitja , pite ) ?
Ata e spjegojnë kështu “ Formen spirale , ne serbët e quajmë pite.Pita është fjalë sanskrite që do të thot
“ ati, babai” Ishte dikur Perendia Prajapita , që do të thot “ babi i popullit “ prajapita kishte ardhur nga kosmosi për ta shpëtuar botë. Dhe besuat apo jo, ai ishte serb. (fig 1)

Pita dhe spiralja

Figure 1

Buka e pagëzimit tek sllavët (fig 2)  Pse shkronja  S , në bukën e pagëzimit ?( simbolet diellore janë ruajtur shumë tek sllavët –shkruajnë ata , te sllavët (serbët) e Bosnes qendrore ???? )
Kush jetonte aty në Bosnen Qendrore , para ardhjes se sllavëve ?

Buka e pagëzimit tek sllavët

Figure 2

Mbetshi me shëndet , deri në publikimin tjetër

Fahri Xharra,28.05.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress