Kush është Lulzim  Basha dhe pse kundër tij është politika e vjetër

Nga Skënder Sadri KAPITI

Për ne antarët e PD-së, per të djathtët dhe nacionalistët , për ne kundërshtarët e regjimit komunist, për ne që e formuan dhe e mbështetëm PD-në, elita drejtuese e saj gjatë këtij tranzicioni na ka zhgënjyer jashtë mase, sepse  ajo vetëm sa e shfrytëzoi, e manipuloi dhe me hipokrizi mashtroi desidencën  antikomuniste, të djathtën  patriotike e nacionaliste, dhe madje edhe mashtroi opinionin me proamerikanizmin fals.

Kjo tashmë është vertetuar plotësisht me zhvillimet e fundit në PD, kryesisht pas daljes së foltores antiBasha, antiPD dhe antiSHBA.

Veprimtaria e suksesshme  politike u Bashës filloi në rininë e tij ,kur ai ishte koordinator i KOP, dhe pergjegjësi kryesor  për hartimin e 17 projekteve të cilat shqiptarët i votuan dhe vota popullore e solli në pushtet Partinë Demokratike në vitin  2005. Pas fitores së PD-së në vitin 2005 Lulzim Basha u emerua  Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili si drejtues i këtij dikasteri, Basha ka meritën e madhe se filloi ndërtimi i veprës më të madhe infrastruktore kombëtare atë të “Rrugës së Kombit”, që bëri të mundur “bashkimin” infrastukturor-rrugor  Shqipëri-Kosovë.

Dihen publikisht, mediatikisht e deri edhe në Parlamentin shqiptar kundërshtimet e rrepta te socialisteve dhe Rames  kundër kësaj vepre madhore kombëtare, aq sa me ardhjen në pushtet te qeverisë socialiste kësaj rruge qeveria Rama i vendosi traun ndarës, atë që njihet si trau-gjobë për kosovaret që vijnë në Shqipëri. Dhe ishte po Basha ai që deklaroi në fushatën e vitit 2021 se në rast fitoreje të PD-së , vendimi i parë i tij si kryeministër  do të ishte heqja e traut ndarës Shqipëri- Kosovë.

Në vitin 2007 Basha emërohet  Ministër i Punëve të Jashtme deri në shtator 2009.Gjatë kësaj periudhe Basha ka meritën dhe kotributin e madh në drejtim të këtij dikasteri , sepse ai me zotesinë intelektuale dhe të një diplomati të shquar ,  ai parapregatiti terrenin dhe plotësimin e të gjitha kritereve që cuan në antaresimin e Shqipërisë në NATO.

Lulzim Basha, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Condoleezza Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-së ne vitin 2008.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi me perkushtim te jashtëzakonshëm por plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë  dhe modernizimin e infrastrukturës, modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale.

Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 Nëntor 2010   për heqjen e vizave.

Pra si ministër i Shqipërisë , mund të thuhet sakt se Basha është ministri më i suksesshëm në historinë e pluralizmit shqiptar.

Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.Si kryetar i Bashkisë së Tiranës Basha ka meritën se nën drejtimi e tij Tirana u pajis për herë të parë në historinë pas-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë.

Kryesisht për këto merita  Basha u zgjodh kryetar PD-së në vitin 2013 , pas asaj humbje të madhe që pësoi PD. Kjo humbje erdhi pas atij dështimi të qeverisjes Berisha me LSI -istin  Ilir  Meta, të kësaj aleance amorale, shkaktare e humbjes se thellë të PD-së në vitin 2013 e në vazhdimësi, dhe që pas asaj aleance bashkëkeqqeverisjeje Berisha-Meta,  PD ra dhe u përca, ndërsa Ilir Meta u fuqizua dhe u bë faktor e aktor politik në kurriz të Partisë Demokratike. Meta tradhtoi PD-në dhe  në vitin 2013 ra në prehrin e rilindjes socialiste dhe në aleancë me Edi Ramën fituan kundër  PD-së  në vitin 2013, dhe po sot e tani përsëri Meta -Berisha  janë grupuar së bashku kundër Bashës dhe PD – institucionale.

Gjatë kohës së Bashës si kryetar i PD-së, Basha ka meritën e jashtëzakonshme për emancipimin e PD-së, për rinovimin e demokratizimin e saj. Basha  paraqiti e parashtroi  edhe vizionin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni dhe nga e shkuara, paraqiti vizonin  për shtetin ligjor , për Veting-un politik , për dekriminalizimin dhe dekomunistifikimin e politikës e të shoqërisë shqiptare.

Kundër Bashës dhe nën rrogoz ka komplotuar vazhdimisht e gjithë elita e vjetër politike e PD-së në aleancë me Metën dhe Ramën sepse ata e paskan ditur se Basha është alternativa që do sillte ndryshimin, dhe se Basha si politikani shqiptar më proamerikan është partner besnik i SHBA dhe ai ka mbështetjen prej tyre për të bërë reformat jetike aq të nevojshme për Shqipërinë.

Politika e vjetrër,  e gjitha  e shikonin Bashën si kërcënim dhe prandaj në aleance të fshehte kanë komplotuar kundër Bashës që ai të mos behej kryeminister , gjë që kjo u vertetua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato të pjesashme vendore 2022 si dhe pas daljes së skandalit ku Kryeministri Rama kishte korruptuar dhe ishfunksionarin e FBI-së kunder  Bashës. Komplotistët komplotuan gjithmonë kundër reformatorit dhe pramerikanit Basha me qëllim për ta përjashtuar atë politikisht si kryetar të PD-së, se kështu ata donin të ruanin status quonë  dhe të mbronin korrupsionin e të siguronin e ruanin privelegjet politike të tyre përgjithmonë.

Lini një Përgjigje

Previous post Ish Kancelarja gjemane Merkel për shqiptarët, Shqipërinë për Turqinë dhe për borxhlinjtë europianë?
Next post Tërmet shkatërrues në Turqi dhe Siri – më shumë se 1800 të vdekur