Kushtet klimatike kanë bërë që shumë pacientë të frekuentojnë shtëpinë e shëndetit për të marrë sugjerimet parandaluese për virusin sezonal vjeshtor . E një numër i madh pacientëve është evidentuar në shërbimin e pediatrisë, që për 8 orë pune janë shënuar 62 raste .
Viruset sezonale shfaqen në sezonet vjeshtore madje janë infeksione akute virale me ç’rast përcillen direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes spërkatjeve gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve, ka deklaruar kështu Ramiz Latifi pediatër në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Është e vërtetë prezenca e virusit sezonal dhe shtimi i numrit të pacientëve ka thënë ai. Frekuentimi i pacientëve të fëmijëve dhe moshës së shtyre evidentohen edhe në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, potencon mjeku Shenasi Abduli.
Mjekët në fjalë sugjerojnë pacientët të respektojnë këshillimet e tyre me përshkrimet e barnave. Viruset sezonale manifestohen me temperatura të lartë, lodhje, rrjedhje hundësh, kollitje e të ngjashme ka thënë kështu mjekët në fjalë.
Rtv presheva