Home » Opinione » Kushtetuesja të merret me procedura, kurse deputetët me votime

Kushtetuesja të merret me procedura, kurse deputetët me votime

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

Nga”kuzhinat” kundërshtare, kanë filluar aty – këtu të paraqiten  pyetje hipotetike se çka do të ndodhë me Koalicionin LDK-AAK-Nisma, poqese Isa Mustafa nuk do të mund të mbetej Kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili u zgjodh në këtë post në mbledhjen konstituive të 17 korrikut 2014, me 65 vota?

Meqë pyetja është hipotetike, sepse supozon një situatë apo gjendje, e cila sipas meje nuk mund të ndodhë dhe është plotësisht e pamundur, kur dihet se procedura për zgjedhjen e tij ishte plotësisht korrekte dhe e rregulltë.

Prandaj e presim me këtë bindje  edhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pa marrë parasysh vendimin për masën e përkohëshme të kësaj Gjykate të 23 korrikut 2014, me të cilën pezullohet e tërë Mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës e mbajtur më 17 korrik 2014.

Por, edhe sikur, ta zëmë, të pezullohej zgjedhja e Isa Mustafës, atëherë do të mbahej mbledhje e re e Kuvendit të Kosovës, me të njejtit deputetë dhe përsëri ai do të zgjidhej kryetar Kuvendi.

Sepse, ky koalicion i ka gjithsej 83 deputetë dhe ka gjasa reale që kësaj radhe Isa Mustafa të merr madje 83 vota, ashtu si Glauk Konjufca për nënkryetar.

Pra, Gjykata Kushtetuese e ka në kompetencë vetëm pezullimin e procedurave, poqese është e bindur se janë të parregullta, por kurrësesi nuk mund të ndikoj në rezultatin dhe zgjedhjen e tyre, si dhe t’ia bëjë numrat PDK-së, për ta vazhduar me qeverinë “Thaçi 3” për ta keq qeverisur Kosovën.

Natyrisht se edhe brenda kësaj Gjykate ka parregullësi të mëdha, të cilat e bijnë në pyetje kredibilitetin jo vetëm të gjykatësve të caktuar, por edhe të Gjykatës Kushtetuese në përgjithësi.

Rasti i gjykatësit Kadri Kryeziu, i cili u konstatua se është militant i PDK-së dhe u zu në flagrancë nga kamerat, si pjesëmarrës në fushatën parazgjedhore të PDK-së.

Pa e zgjidhur rastin e tij, kredibiliteti i kësaj Gjykate është plotësisht i humbur para popullit dhe kuptohet se një person i tillë nuk mund të merr pjesë në gjykimin e rastit në fjalë, si dh eta ushtroj edhe më tutje funksionin e nderuar të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Pra, sigurisht se ai nuk mund të jetë më as gjyqtar dhe duhet të ballafaqohet me masa të tjera disiplinore e ligjore.

Ndërkaq, merret vesh se edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, z.Enver Hasani, ka gjasa reale të mos merr pjesë në këtë proces, si pjesë r panelit gjyqësor, meqë konstatohet konflikti i tij i interesit me rastin, por dhe lidhur me disa lëshime të tija të mëparëshme që janë duke u hetuar në Prokurori të Kosovës.

Pra, Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, i sponzoruar e mbështetur fuqimisht nga vendet me demokraci më të zhvilluar parlamentare në botën bashkëkohore, ku vendimet politike i bijnë të zgjedhurit e popullit, (deputetët) në zgjedhjet e lira dhe demokratike, me procedurë përkatëse të përcaktuar me Kushtetutë dhe me Ligj.
Prandaj, ata të cilët mendojnë se do ta zëvendësojnë votën e lirë dhe demokratike, meqë nuk i kanë numrat dhe nuk kanë deputet të mjaftueshëm për të bërë shumicën, ata janë duke e keqpërdorur Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’ia zgjasin vetes qëndrimin në pushtet, derisa të kryhen procedurat gjyqësore, duke ia zgjatur kështu vetes mandatin për pak muaj, ose javë.

Por, dihet se raporti i forcave politike të dalura nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014 është: koalicioni i PDK-së me pesë parti të vogla ka fituar 30%, ose 37 deputetë  dmth më pak se 1/3  e deputetëve të Kuvendit,të Kosovës, dhe Koalicioni LDK-AAK-Nisma me mbështetjen e VV dhe minoritetet, i kanë gjithsej 83 deputetë, ose 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Natyrisht, këtë realitet politik nuk mund ta ndryshoj askush në këtë botë, prandaj as Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe as PDK e Hashim Thaçit. Sepse, vota është e deputetëve, të cilët përfaqësojnë vullnetin politik dhe interesat e popullit të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress