Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut me asambleistë e kryesues të ri

Read Time:1 Minute, 39 Second

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka plotësuar vendet vakante të mbetura pas largimit të zyrtarëve të Listës Serbe nga ky institucion lokal.

Nexhat Uglanin nga radhët e komunitetit boshnjak është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit Komunal të kësaj komune të banuar me shumicë nga serbët e Kosovës.

Nga 17 anëtarët e Kuvendit Komunal, 15 prej tyre dhanë sot (e mërkurë) betimin.

Sipas përkatësisë etnike, 12 prej tyre janë shqiptarë, 2 boshnjakë dhe 1 serb, të cilët edhe me Zëvëndëskryesuesin Skënder Sadiku dhe  anëtaren Flutura Hamza Azemi, që nuk kishin dhënë dorëheqje, përbëjnë Kuvendin prej 17 anëtarësh.

Ky zëvëndësim është bërë pasi në fillim të muajit nëntor, kryetarët e katër komunave në veri, nga radhët e Listës Serbe, por edhe kryetarët e Kuvendeve Komunale dhe asambleistët, dhanë dorëheqje.

Nexhat Uglanin, i zgjedhur si kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, pasi mori mandatin, u pyet nga mediat nëse zgjdhja e tij është legjitime.

“Kjo mbledhje ishte e rregullt e thirrur sipas Ligjit nga anëtari më i vjetër që është edhe Zëvëndëskryesues i Kuvendit. Gjithçka është  legjitime ashtu sikurse edhe zgjedhja ime”, tha Uglanin.

Ndërkohë, Zëvëndëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku deklaroi se ky institucion komnunal do të vazhdojë punën.

“Ne do të punojmë për të mirën e të  gjitha komuniteteve në mënyrë të barabartë”, tha ai.

Nga 15 asamblistët e rinj që dhanë betimin, vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Ai është Dushan Millunoviq nga iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe”.

Asamblistët e rinj, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të zëvendësojnë asamblistët e Listës Serbe, që u dorëhoqën.

Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, zgjedhjet për kryetarë komunash dhe ato për kuvende komunale në katër komunat në veri të Kosovës, të parapara të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor,  me vendim të presidentes Vjosa Osmani, pas konsultimit të partitë politike, janë shtyrë për 23  prill të vitit të ardhshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Escobar, Kurti e Lajçak kërkojnë normalizim të situatës
Next post Krerët e shtetit të Kosovës nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në BE