Kuvendi i Kosovës: Çfarë u diskutua në Kuvend para përleshjes?

Read Time:2 Minute, 14 Second

Kuvendi i Kosovës nisi seancën plenare me deklarimet jashtë rendit të ditës.

Seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës ka nisur me propozimin e deputetes nga radhët e LVV-së, Fatmire Kollçaku, për shtimin në rend dite për çështje medicinale, por që, në mungesë të kuorumit, nuk kaloi, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës, ku së pari mori fjalën deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Pas tij, fjalën e mori deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila foli për video-incizimin e bisedës ndërmjet shefit të GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Pas saj fjalën e mori shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se kryeministri Kurti  kishte njohuri për bisedën në mes të deputetes Kusari-Lila dhe deputetit Simiq, që, siç u shpreh ai, është skandal i rëndë dhe Kuvendi nuk mund ta përballojë këtë, derisa numëroi skandalet tjera.

Tutje në seancë foli Besnik Tahiri, shef i GP të AAK-së, i cili gjithashtu trajtoi bisedën e incizuar ndërmjet Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit nga Lista Serbe, Igor Simiq, por edhe për  vendimin e tërheqjes së Policisë së Kosovës, 25% të tyre nga komunat veriore, të arritur në Bratislavë, në mes të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit e të emisarit për dialog në mes të Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Ndërkaq, në seancë diskutoi deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili diskutoi për, siç u shpreh ai, aferën “ZdraVo”, që “shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie kuislinge që bashkëpunon e koordinohet fshehtas me Radojçiqin”.

Më tej, në seancë diskutoi edhe deputeti Haki Abazi, i cili kritikoi qasjen e deputetes Mimoza Kusari-Lila, që, sipas tij, më të rëndësishëm janë Radojçiqat e Simiçat, sesa deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Abazi kritikoi,gjithashtu, edhe kryeministrin Kurti për kauzat, sipas tij, mashtruese.

Mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, fjalën e mori Mërgim Lushtaku, deputet nga radhët e PDK-së, i cili kritikoi qasjen e Qeverisë Kurti kundrejt problemeve e çështjeve që përballet vendi, derisa shprehu keqardhje për qytetarët që i kanë besuar kauzave, siç tha ai, të rrejshme, derisa këtë qeveri e vlerësoi si qeveri demagoge.

Pas fjalës së deputetit Lushtaku, fjalën e mori kryeministri Kurti, i cili foli për marrëveshjen e arritur në Bratislavë, ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për tërheqjen e pjesshme (25%) të Policisë së Kosovës nga katër komunat veriore.

Kryeministri Kurti, derisa po sqaronte marrëveshjen e arritur në Bratisllavë, atij iu pamundësua vazhdimi i fjalimit nga ndërhyrja e deputetëve të opozitës, me ç’rast edhe u ndërpre seanca e Kuvendit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Turqia dhe Kosova arrijnë dy marrëveshje ushtarake
Next post Përleshje në Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca