Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë `Kurti 3`
Deputetët e legjislaturës së dhjetë i dhanë dritën jeshile formimit të Qeverisë `Kurti 3` me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.
“Urime, pas zgjedhjes së Qeverisë, anëtarët e Qeverisë e japin betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës” , tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kryeministri i sapozgjedhur për katër vitet e ardhshme, Albin Kurti ka lexuar betimin para deputetëve të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.
Ai është betuar bashkë me kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 19 ministra, 4 ministri më shumë se në qeverisjen e kaluar. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu mbylli punimet e seancës së sontme, duke thënë se deputetët do të njoftohen për procedurat e mëtejme.
Pas gati një viti të humbur, Kosova u bë me institucione të reja. Kuvendi i Kosovës u konstitua mbrëmjen e së mërkurës (11 shkurt), duke bërë që në ulësen e kryetares së Kuvendit të ulet Albulena Haxhiu.
Pozitën e nënkryetarëve do ta mbajnë Ardian Gola nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.
Bllokada politike që çoi deri te zgjedhjet e parakohshme parlamentare rezultoi me daljen e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt i parë politik më i votuar. Pas sagës së manipulimit me vota në shumë komuna të Kosovës dhe nisjes së procesit të rinumërimit, Komisioni Qendror Zgjedhor certifikoi rezultatin përfundimtar zgjedhor më 9 shkurt.
Më shumë storie
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja të hënën i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kontestuar procedurat e ndjekura gjatë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhë Qeverinë Kurti 4
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së
Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe. Pas...
Marsh në mbështetje të çlirimtarëve, tubimi i shpall të pafajshëm
Në Prishtinë u mbajt marshimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën organizimin e platformës “Liria...
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...

Average Rating