Lajçak: Dy palët duhet t’i përmbushin plotësisht detyrimet e tyre
Pas takimeve në Prishtinë e Beograd ka reaguar në mbrëmje emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Morsollav Lajçak. Ai në platformën X (Ish-twitter) kërkon nga dy palët që t’i përmbushin plotësisht detyrimet e tyre për dialog.
Po ashtu Lajçak ka kërkuar hetim të plotë për rastin e 24 shtatorit, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë në Banjskë të Zveçanit.
“Udhëtuam me përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë, Italisë e Francës për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne theksuam se 24/9 duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre për dialog”, ka shkruar Lajçak.
Ndryshe, në Kosovë dhe Serbi gjatë ditës së sotme qëndroi, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo.
“Pesëshja e madhe” ka deklaruar se nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve për normalizimin e raporteve të dyanshme.
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating