Lajçak flet për zgjerimin e BE-së dhe për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka zhvilluar në Daovos ku u mbajt ‘Forumi Ekonomik Botëror’, ka thënë se tani është koha për ripërqendrim në hapat e ardhshëm të dialogut.

Lajçak ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropianë dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se zgjerimi i BE-së shihet me skepticizëm në Ballkanin Perëndimor. “Duke shërbyer si bashkë-moderator, ndava vëzhgimin tim se megjithëse ka një entuziazëm të dukshëm nga partnerët lindorë, ai përballet me skepticizëm nga Ballkani Perëndimor. Momenti aktual për zgjerim është real, por siç e dimë mirë, në politikë, një momentum nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tani është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë momentum në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do të humbasë fare”, ka shkruar Lajçak në ‘Facebook’.
https://www.facebook.com/LajcakMiroslav
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...

Average Rating