Home » Lajme, Vendore » Lajmet 13 Mars 2013

Lajmet 13 Mars 2013

Zv. Kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani ka marrë mbështetjen e Ambasadori të ri të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian Peter Burkhard, për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Destani i ka paraqitur problemet e të gjitha sferave. Në anën tjetër Ambasadori Burkhard ka inkurajuar palën shqiptare për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët serb , duke thënë se kjo do të jetë një rrugë e gjatë por që kërkon zgjidhje.
—————

Kryetari Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, ka vizituar BL të Stacionit Hekurudhor, ku ka biseduar me banorët lokalë, kryetarin e BL dhe përfaqësuesit e pushtetit local të Preshevës, pas vërshimeve të fundit të ndodhura në rajonin tonë. Trupi Koordinues për fazën e parë të sanitimit të dëmeve në objektet infrastrukturore dhe në amvisëri do të japë 1.3 milion dinarë, që fillimishtë të zgjidhen problemet, tha pas konsultave kryetari TK Zoran Stankoviq. Kurse kryetari BL të Stacionit Hekurudhor Skender Limani tha se u dakorduan që ta bëjnë projektin për zgjidhje të përhershme të këtij problemi. Stankoviq tha se Brenda disa ditëve 6 milion dinarë do të barten në llogarinë e komunës së Preshevës nga rezervat e buxhetit, ndërsa përmisimi I infrastrukturës që do të kushtojë rrethë 20 milion dinarë do të bëhet në bashkëpunim me ministritë, por pa precizuar se kur. Dëmet nga vërshimet e të reshurave të shiut në territorin e komunës së Preshevës sipas Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme janë mbi 20 milion dinarë, kurse amvisëritë kanë pësuar dëme në 2 milion dinarë, kurse dëmet tjera janë në objektet infrastrukturore.

—————

Ndihmës Ministri i Energjetikës së Serbisë Hranisllav Stojkoviq gjatë qëndrimit në Bujanoc ka kërkuar shlyerjen e borxhit i cili është krijuar gjatë mandatit të udhëheqësisë së kaluar. Gjatë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe kryetarin e Trupit Koordinues (TK) Zoran Stankoviq, ndihmës ministri i Stojkoviq në mes të tjerash bisedoi edhe për borxhin prej 10 milionë dinarësh që kjo komunë i ka mbet ministrisë në fjalë me projektin për mbrojtjen e ambientit. “Këtu jemi për të përkrahur komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë për zgjidhjen e problemeve, siç është ai me deponitë, komunalive, pastrimin e ujërave të zeza dhe në përgjithësi me problemet që lidhen me mbrojtjen e ambientit”, është shprehur ndihmës ministri i energjetikës,Hranisllav Stojkoviq, i cili shtoi se për shkak të ngecjeve është krijuar një borxh prej rreth 10 milionë dinarë kundrejt Fondit për mbrojtjen e mjedisit. “Është e vërtetë se kanë mbet pa u paguar dhjetëra milionë dinarë që kanë pas për dedikim zgjidhjen e problemit me grumbullimin e mbeturinave. Unë si përfaqësues i ministrisë kam premtuar shumë shpejt që ky rast të hyjë në procedurë për të paguar këtë borxh të mëhershëm”, është shprehur Stojkoviq. Konfirmimin e këtij borxhi ndaj Fondit për mbrojtjen e mjedisit e ka bërë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit.“Në vitin e kaluar ka pasur disa kontrata të nënshkruara rreth sanimit të deponisë në Bujanoc, pagesat nuk janë bërë, ndërsa ne për herë të dytë dorëzuam dokumentacionin dhe shpresojmë se ministria përkatëse në një afat shumë të shkurtuar do të kryhet kjo procedurë, kurse pagesa për këtë dedikim ndaj punëkryesve do të bëhet nga komuna e Bujanocit”, u shpreh Nagip Arifi. Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq me prurjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Energjetikës në Bujanoc, tha se po përmbushim njërin prej premtimeve që kemi dhënë, që përgjegjësit nga ministritë përkatëse t’i sjellim në këto komuna.
—————-
Deputeti gjerman në Parlamentit Evropian, Bernd Posselt, thotë se duhet që të refuzohet platforma e Serbisë për komunat me shumicë serbe në Kosovë, meqë plani i Ahtisaarit, sipas tij, është një ofertë shumë e mirë për të drejtat e pakicës serbe. Deputeti Posselt vlerëson se Kushtetua e Kosovës e hartuar në bazë të planit gjithëpërfshirës të ish-kryetarit të Finlandës Martti Ahtisaari, ka një përmbajtje shumë të mirë për të kënaqur të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Ai këto komente i bëri në emisionin debatues “Tash e Tutje”, të kanalit televiziv të Kosovës, NewsTV. Sipas Posseltit, modeli i Ahtisaarit për të drejtat për pakicat në Kosovë, duhet që të përdoret edhe në jug të Serbisë, përkatësisht për shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Kur unë shkoj në Serbi, ata flasin për të drejtat e pakicave, por ato atje nuk ekzistojnë. Unë e njoh shumë mirë Luginën e Preshevës ku nuk ka të drejta të pakicave. Unë mendoj se nuk na duhen standarde të dyfishta. Ai po ashtu ka paralajmëruar se pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, do të ketë një lloj pushimi sa i përket zgjerimit të BE-së, i cili ndërlidhet me lodhjen e një pjese të politikëbërësve evropianë me zgjerimin e kufijve, sidomos tash kur BE po përballet me krizën e brendshme ekonomike dhe financiare.
—————–
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë në Beograd më 14 mars, për vazhdimin e bisedimeve që i paraprijnë rrethit të ri të dialogut Prishtinë-Beograd. Nëse dëshmohet se ka mundësi për vazhdimin e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes, Ashton do të arrijë në Beograd, pas përfundimit të takimeve në Prishtinë”, ka thënë Dacic, transmeton REL. Ashton ka pritur të hënën në Beograd autoritetet më të larta të Serbisë. Pas takimit, presidenti i këtij vendi, Tomisllav Nikolic, ka thënë se Prishtina ka lëshuar pe për çështjen e juridiksionit të komunave serbe në Kosovë, por deklarata e tillë është përgënjeshtruar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Sido që të jetë, për këtë çështje pritet të flitet edhe në rrethin e ardhshëm të bisedimeve Thaçi-Dacic, të caktuar për datën 20 mars, si dhe gjatë takimeve në Prishtinë të baroneshës Ashton të parapara për këtë të enjte.

—————
Pas kundërshtimit të ashpër të BE, Serbia definitivisht ka hequr dorë nga idea për ndarjen e Kosovës, dhe se shpëtimi i asaj që mund të shpëtohet definohet me vendosjen e asociacionit të komunave dhe kompetencave ekzekutive.Mirëpo kjo ide ka hasur në dush të ftohtë në Berlin, madje edhe Bruksel, konsideron analisti serb Predrag Simiq. “Mendoj se nuk ka asgjë më nga kompetencat ekzekutive për katër komunat në veri të Kosovës. Gjermania për këtë nuk dëshiron të dëgjojë, ndërsa pas saj është edhe SHBA, ambasadori i së cilit në Beograd Majkl Kirbi tha se nuk ka bisedë për një lloj Republike Serbe në ballkan. Gjermania dhe SHBA mjaft shumë u nxitet që kjo cështje të zgjidhet dhe kësaj ti vëhet pikë në dezintegrimin e Jugosllavisë”, tha Simiq. Sipas tij qeveria aktuale në raport me të kaluarën ka kaluar vijën e kuqe. “Kujtoni se cfarë kryeministri Daciq tha se Serbia mund të pranojë anëtarsimin e Kosovës në KB në kuadër të zgjidhjes gjithpërfshirëse. Shkon në atë drejtim, por pushteti vështir se do tia shesë vendimin qytetarëve”, tha ai.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch