Largimi i Berishës e Metës si parakusht demokratik e ndërkombëtar për ardhjen në pushtet të PD-së

Read Time:6 Minute, 12 Second

Nga Skënder Kapiti 

Se kush e mban në pushtet Edi Ramën, këtë unë e kam shkruar  me 02 QERSHOR 2021 në një shkrim me titull “Rama ik, Rama ik! Por pse nuk “iku” Edi Rama”?Dhe koha e vertetoi ate per të cilin unë qysh  pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 parashtrova me fakte se përse Edi Rama nuk ikën dhe kush e mban atë në pushtet.

Dhe tani, pavarësisht se vonë në vitin 2023, pra pas dy vitesh po e thonë pikërish këtë: demokratët, analistët, opinionistët dhe shoqëria civile atë që unë e kam deklaruar në Qershor të vitit 2021, shkrim i cili verteton veprimin më se drejtë të Ishkryetarit të PD-së, z Basha i cili pas shpalljes non grata nga SHBA të Berishës, Basha e dëboi atë nga grupi parlamentar me 9 Shtator 2021, 4 muaj pas këtij shkrimi tim.Pra, unë  S. KAPITI, ishkundërshtari i regjimit komunist dhe demokrat i viteve ‘90 e kisha paralajmëruar kështu PD-në shumë përpara për atë që ajo e bëri pas 4 muajsh, Dhe pas zgjedhjes së Kryetarit të PD-së me 29 Korrik 2023, kjo  i hapi rrugën dhe do përshpejtojë ikjen dhe rënien e regjimit të Edi Ramës,sepse tani ka ikur Berisha me të tijët, që është parakusht për ikjen edhe të Edi Ramës.

“Rama ik, Rama ik! Por pse nuk “iku” Edi Rama”? (Shkruar  20 Qershor 2021)

“Prej dy tre vitesh në Shqipëri protestohej: Rama ik,Rama ik; por Rama nuk iku, edhe pse ka akuza për blerje votash dhe të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë , edhe për shumë  arsye të tjera.

E me të gjitha këto Rama nuk iku.

Por valle, mos pati arësye të tjera më të forta se pse Rama nuk iku?!

Kësaj mund t’i përgjigjem me pyetjen se ku dhe kush ishte opozita?!

Rama nuk iku as me 25 Prill 2021 sepse de fakto  opozita ishin Ilir Meta si President dhe  Berisha, ish kryeministri që dikur ishin në kualicion së bashku: Berisha Kryeministër dhe Meta zëvëndës i tij.

E ku në mes Ramës nga njëra anë dhe Berisha-Metës nga ana tjetër ishte VETING-u. Rama  nuk iku sepse nuk mund të ikë nëse  largimin e tij e kerkojne sidomos antiVETING-ashët Berisha, Meta, Ishpresidenti nga PD-ja,  ish-Kryeprokurori  Llalla me kompani dhe të shpallurit non grata për korrupsion nga SHBA.

Berisha, nëse e ka dashur me të vërtetë Partinë Demokratike, dhe jo vetëm për interesin e tij personal për ta shfrytëzuar,  vjelur e sunduar atë, këtë do ta tregonte fakti nëse ai vetëlargohet dhe pensionohet realisht  politikisht, që do të thotë nëse ai e liron Partinë Demokratike nga pengmarrja që ai i ka bërë asaj.

Opinioni i gjërë e deri edhe te ndërkombëtarët kanë bindjen e tyre se edhe në këto 8 vite Berisha vetëm formalisht  nuk ishte kryetar i PD-së.

 Opinioni publik, mediatik dhe ai ndërkombëtarë kanë të perceptuar dhe janë të bindur  se realisht dhe de fakto edhe tani ai është kryetar i Partisë Demokratike.

Ka njerëz mediatikë, opinionistë dhe antarë e simpatazanë që Berishën e kanë si idhull të tyre, dhe le ta mbajnë të tillë sepse është e drejta e tyre.

Por shumica e shqiptarëve kanë tjetër opinion dhe bindje ndaj tij dhe e perceptojnë atë si autokrat, egoist, hakmarrës i egër, mosmirënjohës dhe i gatshëm për cdo kompromis, tolerancë dhe marrëveshje vetëm nga zori dhe kur nuk ka nga të shkojë , si dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm  për të sakrifikuar edhe PD-në për interesa të ngushta personale, nepotike e klanore.

Ai  ka shpërdoruar e keqpërdorur   pushtetin,  shtetin,  drejtësinë, demokracinë  dhe besimin e autoritetin që atij ia ka dhënë gjithmonë në mirëbesim Partia Demokratike.

Këtë se cfarë shkurtimisht paraqita më sipër e verteton edhe deklarata e SHBA-ve e cila ia ka ndaluar atij hyrjen në SHBA. Dhe erdhi kjo  kështu, jo se don  ky , ai apo dikushi dhe kundërshtari politik, por se kështu edhe e ka perceptuar dhe kanë fakte e bindje edhe SHBA- të, miku dhe aleati më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.

Prandaj së paku Berisha duhet të tregojë respekt për antarët, simpatizanët dhe votuesit e Partisë Demokratike, sepse më në fund dhe në këto momente, shërbimi më i madh i tij që mund t’i bëjë si PD-së dhe Shqipërisë  është vetëlargimi i tij nga parlamenti dhe nga  Partia Demokratike, pensionimi politik i tij në mënyrë që të lirohet e të demokratizohet Partia Demokratike, gjë e cila përshpejton edhe ardhjen e saj në pushtet.

Pra,  Berisha, ik tashmë se nuk jemi në vitet 1990?!

Nuk ka asnjë interes dhe nuk i bën ndonjë dobi Partisë Demokratike nëse ajo përdor të gjithë energjitë politike të saj për t’u mburruar me “shpetimtarin” e  të kaluarën së kohës së “vetërënies” së komunizmit në Shqipëri; nuk është koha për ta shpëtuar e mbrojur autoritetin  e Berishës nga “non grata”amerikane; nuk është gjithcka për Partinë Demokratike vetëm Sali Berisha, por për Sali Berishën ashtu si për cdo antar të Partisë Demokratike,gjithcka politike është tërësia e Organizatës së Partisë Demokratike.

Partia politike në demokraci nuk është uni e as “shpëtimtari”, por është liria, demokracia e brëndshme, dhe jo “Kur themi Partia kuptojmë Lenini, dhe kur themi Lenini kuptojmë Partia”.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 qytetarët me të drejtë për shumë e shumë arsye  kërkonin “Rama ik”, por Rama nuk iku, dhe ai nuk iku  për shkakun  se  nuk kishte ikur akoma Berisha me “shokët”   e tij”.

Durres, 20 Qershor 2021

Shënim: Ky shkrim  analitik i imi shkruar në Qershor të  vitit 2021, është  vertetim i asaj se Basha nuk i humbi ato zgjedhje, por humbja erdhi edhe si pasoje e asaj se ndërkombetarët ia njohen grabitjen e fitores PD-së nga regjimi i Edi Ramnës pikërisht prej asaj se as perendimi  nuk donin riciklimin ne pushtet të atyre nga PD-ja  që u ndeshkuan me votë në vitin 2013, e që tashmë janë grumbulluar te Foltorja dhe rreth saj. Pra ky shkrim i ka paraprirë dhe aty është parashikuar se pa largimin e politikës se vjetër nga drejtimi i PD-së, PD nuk vjen në pushtet. Dhe këtë tashmë e ka bërë Kuvëndi Kombëtar i PD-së me 2 Shtator 2023.

Korrupsioni nuk luftohet me korrupsion , por me antikorrupsion, me Veting  juridik e politik dhe me mbështetje nga SHBA, duke ndeshkuar të sanksionuarit dhe të shpallurit non grata për korrupsion nga SHBA. Dhe nuk po kuptohen demokratët që vazhdojnë e mbështesin Foltoren , dhe po  pyes se: a jeni për demokracinë , për dekriminalizimin dhe për Vetting-un e politikës;  a jeni dakord me SPAK-un i cili kap, heton , ndeshkon e po dënon ishministra e ministra të qeverisë Rama; dhe a jeni me sanksionet dhe me SHBA-të kur ato sanksionojnë e shpallin non grata shtetarë e pushtetarë shqiptarë?! Pra a jeni me PD  e cila ka si prioritete Vetting- un politik, dekriminalizimin, dhe dekomunistifikimin, antikorrupsionin dhe proamerikanizmin apo me Foltoren anti-SHBA, anti-SPAK e anti-Vetting.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shaip Kamberi: Kurtin e njoftova për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës
Next post “Vatra” në Amerikë: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit”