Home » Histori, Lajme, Opinione » Largimi i heshtur i shqiptarëve nga Europa

Largimi i heshtur i shqiptarëve nga Europa

Më kujtohet që dikur e lexoja këtë thënje ; “ Ke me e krue kryet dhe s`ke me pas dobi !” ose tjetra më vonë kur e pata nxënë nga Faik Konica se: “Çdo pendim i vonuar është vetëm pendim “ ;dhe në mendjen time silleshin se si të spjegohen këto dy filizofina aq të mençura , ose thjeshtë se si duket njeriu ( e jo dy këmbesat ) kur e kruen kokën duke e analizuar humbjen e shansin jetësor .

Kur Kadareja thoshte se popullit shqiptar e vërteta e vitit 1999 i vjen shumë rrallë ndoshta më rrallë se në dy mijë vjet , ne ishim pak qortues ndaj tij sepse nuk e dinim të vërtetën tonë historike .

Më lind pa dashas  pyetja ; a mos po largohemi heshtas nga Europa , pa pasur nevojë që ata të na largojnë ? A jemi duke ia përgatitur  vetvetes ( kombit,pra ) një rrëshkitje nga rruga që e kërkonte Naimi ? Mos të fajësojmë askënd , sepse 1912-ta dhe 1999-ta ishin ato  veprime të mëdha me të cilat Europa e testonte se a jemi ende ata të rrënjës së vjetër , apo mos gjeni ynë trashëgues na është tëhuajsuar aq shumë sa që nuk ia vlen aspak që ata të merren me ne .Kemi humbur nga “ADN -ja “ e të parëve shumë dhe aq shumë sa që si robotët e programuar i kryejmë do punë të cilat Europën e bëjnë të qeshen me ne , dhe dëshira e tyre dhe “ interesi “ i tyre  për këto toka zbehet .

Më duhet të them që jemi në kurthin e madh sllavë , dhe prapë po e hamë karremin e  përhershëm të  mashtrimit ; Shikimi dhe shpresat nga Lindja .Ja se çka na mësonte dhe po na mëson ende  filizofia e porositur e  rusëve:”  Hasan  Kaleshi në punën e tij në disa vende potencon faktin se deri në ardhjen e turqve në Ballkan, shqiptarët nuk shquheshin si popull me ndonjë qytetërim apo kulturë origjinale shqiptare, ngase nga ilirët nuk kemi të trashëguar asnjë dorëshkrim a mbishkrim, poezi apo rrëfenj në gjuhën shqipe.” . E vërtetë kjo se ne nuk shquheshim si popull ?

“Studiuesi Kaleshi i cili ishte edhe një orientalist me famë ndërkombëtare – këtë e vë në dukje edhe albanologu Peter Bartl (shih: Historia e Shqiptarëve – Gjendja dhe perspektivat e studimit. bot. Përpjekja, Tiranë, 2012)  duke u mbështetur në këta defterë të Perandorisë, fakton se në periudhën kur turqit kishin ardhur në Ballkan, Kosova nuk qe e populluar më shumë se 4-5 % me shqiptarë. Sipas tij, edhe këta pak shqiptarë që kishin mbetur në Kosovë, qenë objekt i asimilimit nga kisha pravo-sllave.”
A nuk është kjo një shpifje historike në favor të teorisë serbe që ne nuk jemi të këtuhit por jemi të ardhur? ( Një pyetje tjetër hasankaleshave të sotëm ; kur lindi kisha pravo-sllave , a nuk ishte turku ai që e ndihmoj këtë  “lindje “.? )

“Në vazhdim Kaleshi flet edhe për politikat islamizuese të turqve në Ballkan dhe vë theksin se bashkëpunimi i jomyslimanëve ballkanas me forcat armike kundër Perandorisë rezultoi në intensifikimin e këtyre politikave islamizuese, të cilat qëllim të vetëm kishin ruajtjen e paqes dhe qetësisë në rajon. “

Kush ishin jo muslimanet ? Kush ishte Europa ? Ju kujtohet Rrethimi i Vjenës ( 1679 ) ku shqiptarët ishin kryesorët si në numër të ushtarëve ashtu edhe të komandantëve , të cilët e luftonin  vetveten ?

 “Hasan Kaleshi në punën e tij  e “argumenton  “se si ardhja e turqëve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.” Sa naive , sa fëminore, sa poshtëruese  për kombin tonë ! Po kë e sunduam ne ? Po  ku u zgjeruam ne ? Po shqip nuk flisnim ne !

Mohimi i vetvetes ,të spjeguarit e vetvetes ( kombit) sipas rusëve është edhe ky « nderë «  që na bënë Hasan Kaleshi : « Kaleshi potencon se sistemi i administratës turke kishte traditë të lashtë në integrimin e fiseve nomade, siç ishin pak a shumë edhe shqiptarët e asaj kohe. «  Hej , hej të pëlcet tëmthi në bark !  ne paskemi qenë bredhës ( nomad ) dhe turku na kulturoi ??????

Një e vërtetë e gjithë punës antikombëtare dhe proserbe të Hasan Kaleshit është :
« Që nga ajo kohë, turqit i vendosën shqiptarëve kushtin e pranimit të islamit nëse donin të zbritnin në rrafshina. «
Miq të nderuar ,ne po ikim nga Europa dhe brezi tjetër do ta kryen kokën ,por s`do të ketë dobi !

Fahri Xharra,12.07.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch