Në shtëpinë zikaltër nuk mund të harrohet talenti kilian i Udineses,Alexis Sanchez pasi Interi tashmë po mendon ta sjellë atë në Milano në qoftë se do të largohet holandezi, Wesley Sneijder.
Tashmë pritet nga skuadra e United oferta zyrtare për mesfushorin e Interit dhe një ofertë e tillë që mund të jetë rreth 40 milion euro nuk mund të refuzohet nga Interi dhe presidenti i saj Moratti.
Dhe në qoftë se kjo gjë ndodh atëhere Moratti do të ketë para të mjaftueshëm për të transferuar mesfushorin e Udineses,Alexis Sanchez tek Interi.
Sipas të përditshmes italiane Sportmediaset transferimi i Sanchez tek ndodnjë ekip italina do të jetë shumë i vshtirë pasi presidenti i Udineses,Pozzo ka deklaruar disa ditë më parë se Sanchez në qoftë se largohet nga Udinese do të kalojë vetëm tek Barcelona.
Një deklaratë e tillë do ta bënte paksa të vështirë kalimin e tij tek Interi por sipas kësaj të përditshmeje gjithçka mund të ndodhë në ditët në vazhdim.