Home » Lajme, Vendore » Largohen lypsarët nga rrugët e Preshevës

Largohen lypsarët nga rrugët e Preshevës

Në Preshevë ka kohë që nga qytete të ndryshme të Serbisë sidomos ditën e tregut vinë në mënyrë të organizuar lypsar të shumtë të cilët përveç që prishin rehatin e qytetarëve të komunës sonë ata krijojnë një pamje aspak të këndshme duke keqpërodrur edhe fëmijët e vetë vetëm të vjelin ndonjë shumë të të hollave nga qytetarët. Sot, me iniciativën e Qendrës për punë sociale në Preshevë, gjegjësisht drejtorit Liridon Latifi, e me asistencë të stacionit policor më në fund është bërë largimi i tyre nga Presheva dhe kthimi në vendet nga kanë ardhur. Me këtë rast drejtori Latifi në faqen e tij në facebook ka shkruar:

Me iniciativën e Qendrës për punë sociale në Preshevë dhe me asistencë të policisë u kry aksioni i largimit nga rruga të lypsarëve të cilit vijnë nga qytetet tjera dhë kërkojnë lëmoshë duke hyrë gjithashtu nëpër lokalet afariste dhe penguar musafirët. Ky veprim i lypsarëve është në kundërshtim me ligjin dhe është vepër penale. Brengosëse është për neve si institucion, se kjo kategori keqpërdor fëmijët e tyre, gjë e cila është gjithashtu vepër penale. Ky aksion do të vazhdoj edhe ditëve në vijim. E falemnderojm stacionin policor në Preshevë për asistencën e dhënë.

/rtvpresheva.com/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch