Home » Lajme » LDK do të merrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës

LDK do të merrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që të marr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës kur do të votohet presidenti. Kështu bëri të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Abdixhiku para gazetarëve tha se LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalit dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, deklaroi Abdixhiku.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch