Home » Lajme » LDK-ja shumë shpejt do të udhëheq vendin

LDK-ja shumë shpejt do të udhëheq vendin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK-ja së shpejti do të udhëheq me vendin.

“Vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën, asnjë formulë tjetër” ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, përcjell albinfo.ch.

Ai ka thënë se LDK nuk do të lejojë që disa përfaqësues serb “të kolapsojnë” institucionet e Kosovës.

Hoti ka theksuar se nga sot, opozita do të mbrojë institucionet e vendit, e jo keqqeverisjen.

 

Më poshtë është postimi i plotë i Hotit.

 

Republika e Kosovës është qëllimi i ekzistencës dhe veprimit politik të LDK-së. LDK e ka mbrojtur këtë Republikë së voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshën ta minonin dhe izolonin atë. Nuk u dorëzuam, qëndruam dhe dolëm faqebardhë. Republika doli faqebardhë.

Sot segmente të përfaqësuesve serb të Kosovës, që janë me kokë nga Beogradi, dëshirojnë të kolapsojnë institucionet e Republikës. LDK nuk do të lejojë. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të Republikës, si gjithmonë.

Por, ne nuk do të ushqejmë tutje politikat e mbrapshta të kësaj Qeverie. Ne sot nga opozita do të mbrojmë institucionet e Republikës, por jo keqqeverisjen. Vota e qytetarëve së shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-së për të qeverisur me Republikën, asnjë formule tjetër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch