Home » Lajme, Opinione » Letër Presidentit amerikan, Joe Biden për Samitin e Presidentit për Demokraci !

Letër Presidentit amerikan, Joe Biden për Samitin e Presidentit për Demokraci !

Samiti është një nga iniciativat e shumta të SHBA-ve të fokusuara në avancimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit dhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut në mbarë globin.
Njeriu – për të drejtat e Njeriut
Kombi Shqiptarë është pjesë e hartimit dhe zbatimit të Drejtave të Njeriut në Botë.
Barazia i bënë njerëzit të pavarur nga njëri –tjetri, bën që të krijojnë shprehinë dhe prirjen që në veprimet e tyre vetjake të ndjekin vetëm vullnetin e tyre. Kjo pavarësi e plotë të cilën e gëzojnë vazhdimisht kundruall njerëzve të barabart me ta dhe në jetën private, i shtyn ta vështrojnë me paknaqësi cilëndo qeverisje dhe së shpejti ua ndjellë idenë dhe dashurinë ndaj lirisë politike.
Njeriu është njeri vetëm atëherë nëse i realizon mundësitë e veta njerëzore në mënyrën njerëzore, kreative që historikisht i krijoi.
– Ndërgjegjia botnore edhe në ditët e sotme është peng i vlerave universale të të drejtave të Njeriut, ku kuptimi i tyre e sqarimi dhe jetësimi do të jetë një ralitet i pranuar nga të gjitha shtresat dhe mekanizmat njerëzore.– Populli ynë shqiptar në historikun e tij me esencialitetin dhe potencialitetin duke pasur parasysh ku kemi: përjetuar pushtime të shumta, kemi ndodhur dhe jemi gjeografikisht midis Lindjes e Perëndimit, e politikisht Majtas jo Djathtas, e shumëçka tjetër dhe prapë në ruajtjen e identitetit dhe autoktonisë e respektojmë të drejtat e Njeriut si askund në botë.Botën duhet ta vretë ndërgjejgia për vetë qenien e tij të përsosur Njeriun, sepse shikuar si ishte si është dhe çfarë duhet të jetë është rruga të cilën tregon qëllimin dhe misionin e tij në tokë, në raportin e tij me realitetin dhe të ardhmën.
Njeriu – për të drejtat e Njeriut ky postulat i jep botës politike, ekonomike, religjioze e të tjera, pra tjetër format atë drejtë përsosjes për tu bërë njeri.
– Ndërsa sot kur shikon nivelet e larta si Mbretër, Kryetarë, Qeveri, shërbime sekrete e konspiracione botnore, banka e miliarderë e gjithëçka dhe prapë Njeriu të bëjë gjumin në kashtë dhe jo i ushqyer mirë …., dhe kur pyetet për njerëzimin, “cilindo”, do të lëshon një buzëqeshje të ngrohtë që ngrohë Unin e vetë qenies, atë që absorbohet në shoqëri, pra ai momenti kur njeriu bëhet njeri.
E gjithë bota kur fletë për të drejtat e tij dhe i shkelë në format e hapura e të mshefta, me konotacione politike e religjioze, atëherë për cilën qenie bëhet fjalë, pos asaj që i ngjanë çdo fytyre e ndërgjegjie që na bënë të gjithëve njeri.Ku është kategoria këtu ?
Njeriu për të drejta e njeriut në rrethin e botës së zhvilluar, po nuk do ta ndjeki këtë rrugë, çdo ditë e më tepër po rëndohet ndërgjegjia e atyre që duan ta drejtojnë këtë botë, për Njeriun.Ndërgjegjia rëndom, varësisht prapë nga arkitektura e saj, jeton me të përgjithshmën e njerëzores, e cila në të vërtetë është vetë jeta dhe vetë njeriu etik, dhe kjo e drejtë si ligj është me prejardhje hyjnore, për atë është e njeriut dhe për njeriun.
Njeriu është kuptimi dhe simboli i Lirisë dhe vetë miqësisë midis njerëzve, implementimi i të drejtave të njeriut e Ekuilibron botën dhe vetëdijen njerëzore në tërësi dhe praktik, ku shekullit i jep rendësi si shekulli i njeriut për të drejtat e Njeriut.
Dhe kur kjo e drejtë t’i kthehet njeriut bota do ta gëzojë paqen dhe Lirinë, ndërsa deri sa flitet e gjitha ka mbetur vetëm një hap i fundit, ai i veprimit që do ta ndryshojë botën.
Të Drejtat e Njeriut dhe Demokracia në Botë janë të lidhura ngushtë me zgjidhjen e Çështjes Shqiptare .
Me konsiderat

Hyzri Salihu

07.11.2021

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress