Lëvizja për Bashkim konsideron se shumica e subjekteve politike në Kosovë nuk kanë pozicion të qartë dhe të unifikuar lidhur me dialogun me Serbinë. Kjo parti kërkoi sot që në dialogun politik me Serbinë, të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Agim Kuleta nga kjo parit tha se Kosova në këto bisedime, duhet të insistojë që problemi i pjesës veriore të Kosovës dhe pozita e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të trajtohen me të njëjtat standarde./A.B/
Home » Lajme, Vendore » Lëvizja për Bashkim konsideron se në dialogun me Serbinë të përfshihet edhe Lugina e Preshevës