Home » Lajme, Vendore » Lëvizja Qytetare VATRA, reagon ndaj Qeverisë Serbe e cila ka penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve për të kryer obligimin qytetarë në Medvegjë

Lëvizja Qytetare VATRA, reagon ndaj Qeverisë Serbe e cila ka penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve për të kryer obligimin qytetarë në Medvegjë

Vatra logoLëvizja Qyetare VATRA, ka përcjellë me vëmendje procesin e sotëm zgjedhor në Medvegjë dhe ka shprehur indinjatë të thellë ndaj shtetit serb, pasiqë në vendkalimin kufitarë në Mutivodë që lidh Kosovën me Serbinë gjegjësisht Medvegjën, shqiptarët e Medvegjës të cilët jetojnë në Kosovë, kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin e për të shkuar në Medvegjë të kryejnë obligimin qytetarë-të votojnë. Republika e Serbisë ka mobilizuar kufirin tejë mase ku ka dërguar xhandar, ushtri e polici për të frikësuar popullatën shqiptare, me qëllimin kryesor kthimin mbrapa të tyre nga pritjet e stërgjatshme, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
Kjo është edhe një dëshmi e radhës se shteti serb nuk është shtet demokratik që lejon lëvizjen e lirë për në proceset demokratike zgjedhore, e drejtë kjo e garantuar me konventa ndërkombëtare.
Andaj, Lëvizja Qytetare VATRA kërkon edhe njëherë nga shteti serb të respektoj marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve sepse shihet qartë që duke penguar popullatën shqipatre të marrë pjesë në këto zgjedhje, ka dashur të inskenoj gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë nga ana esaj është bërë vetëm sa për sy e faqe.

Gentiana SHABANI
Kryetare

Gjilan, më 13 shtator 2015

Zyra për Informim e Lëvizjes Qytetare VATRA
Gjilan

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress