Home » Lajme, Vendore » Liderët e Luginës presin zgjidhje konkrete të problemeve në vend & video

Liderët e Luginës presin zgjidhje konkrete të problemeve në vend & video

Takimi në mes liderëve politik të Luginës së Preshevës dhe zv.kryeministirit Aleksandër Viçiç po shihet si hapë pozitiv për zgjidhjen e problemeve në Luginë. Sipas kryetarit të komunës së Preshevës dhe zv.kryetarit Skender Destani me këtë takim Lugina është faktorizuar edhe më shumë , pasi qeveria serbe është bindur se Lugina e Preshevës është e diskriminuar.Gjatë këtij takimi Vuçiç kishte premtuar që deri në muajin tetor të zgjidhet çështja e lapidarëve dhe simboleve kombëtare si dhe demilitarizimi i rajonit.

Takimi me zv.kryeministrin Aleksandër Vuçiç pritet të ndikoj në zbatimin e kërkesa të parashtruara nga  liderët e Luginës. Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe zëvendësi Skender Destani kanë thënë se me këtë takim çështja e Luginës së Preshevës është aktualizuar edhe më shumë , pasi për herë të parë përfaqësuesit më të lartë shtetëror serb dhe bashkësi ndërkombëtare kanë pranuar se Lugina është e diskriminuar dhe se kërkon zgjidhje. Gjatë këtij takimi është kërkuar nga Vuçiç demilitarizim i rajonit por me theks të veçantë reciprocitet me serbët në veri të Kosovës.

Edhe qytetarët zgjidhjen e problemeve e shohin për mes bisedimeve.

Mustafa e Destani gjithashtu kanë konfirmuar se çështja e Luginës është trajtuar edhe në Bruksel nga kryeministri Thaçi, pasi gjatë takimit të së martës këtë e  kishte thënë vet Vuçiç. Ndërkaq sa i përket uniteti, dy të ftuarit në emisionin studio e hapur  kanë thënë se ky unitet është treguar gjatë këtij takimi pasi secili lider ka kërkuar realizimin e platformës së hartuar për bisedimeve. Ndërkaq sipas tyre ,Vuçiç ka premtuar që deri në muajin tetor do të zgjidhet problemi i lapidarëve dhe simboleve kombëtare si dhe demilitarizimi i rajonit. Më 15 korrik liderët e Luginës do të takohen edhe me kryeministrin Ivica Daçiç . ndërsa takime do të realizohen edhe me ministrat tjerë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch