Home » Lajme » LIMAJ E AHMETI BISEDUAN PËR PËRMBYLLJEN E KONTESTIT PRISHTINË-BEOGRAD

LIMAJ E AHMETI BISEDUAN PËR PËRMBYLLJEN E KONTESTIT PRISHTINË-BEOGRAD

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka takuar sot në Prishtinë zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherësh bashkëudhëheqës i ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun, Fatmir Limaj.

Siç njofton BDI, Ahmeti dhe Limaj diskutuan për situatën në Maqedoni dhe Kosovë, zhvillimet në rajon, marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Kryetari Ahmeti shprehu përkrahje ndaj institucioneve të Kosovës për përmbylljen e kontestit midis Prishtinës dhe Beogradit me njohje të ndërsjellë të të dy vendeve.

Institucionet e Kosovës e kanë legjitimitetin e plotë për ta vendosur të ardhmen e vet në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Z. Ahmeti dhe z. Limaj gjithashtu shqyrtuan modelin e marrëveshjes sē Prespës si shembull për tejkalim të kontesteve midis fqinjëve.

Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet në Maqedoni dhe rajon duke shprehur bindjen e plotë që e ardhmja e vetme e Evropës juglindore është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch