Home » Lajme » Limaj e Ahmeti: Zyrtarët shtetërorë të SHBA-së kërkuan heqjen e taksës ndaj Serbisë

Limaj e Ahmeti: Zyrtarët shtetërorë të SHBA-së kërkuan heqjen e taksës ndaj Serbisë

Bashkëdrejtuesit e Delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, kanë treguar detaje të bisedave me zyrtarët shtetërorë të SHBA-së, të cilët kërkuan heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ata, duke folur për “Klan Kosovën”, kanë thënë se amerikanët u kanë kërkuar se cilat janë kërkesat e Kosovës për Serbinë për heqjen e taksës, që ata pastaj t’ia prezantojnë Beogradit.

“Përfaqësuesit amerikanë na thanë: cilat janë kërkesat tuaja që ne t’ia prezantojmë palës serbe që ju më pas ta largoni taksën? Ata janë të gatshëm që të diskutohet për këtë çështje dhe të ecet përpara”, ka thënë Limaj.

“ Ata kanë kërkuar suspendim me afat kohor, për t’i dhënë shans marrëveshjes. Nëse nuk ka marrëveshje taksa kthehet në fuqi.  Ata na thanë se ne e dimë që ky vendim është i rëndë për juve, i dimë arsyet pse e keni vendosur taksën, por nuk duam që të bllokohet procesi dialogues”, ka thënë Ahmeti.

Autor: rtklive.com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch