Deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.
Gjykata e Apelit ka vendosur t’i lirojë nga paraburgimi deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Donika Kadaj të cilët u arrestuan një ditë më parë me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Apeli këtë vendim e ka marrë pas ankesës që ka bërë mbrojtja.
Zëdhënësi i gjykatës, Arbër Jashari ka thënë se deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj Bujupi do qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do jetë e lirë pa ndonjë masë siguruese.