
Lista Serbe apel ndërkombëtarëve: Ndaleni Kurtin, po ndërton stacion policie në Zubin Potok
Lista Serbe ka lëshuar një reagim për media duke thënë se ndërtimi i stacionit policor në Zubin Potok ka nxitur pakënaqësi tek komuniteti serb. Në një komunikatë “Srpska” thotë se një veprim i tillë “është shembull i presionit institucional të Prishtinës ndaj popullit serb”.
Sipas partisë që drejtohet tashmë nga Zllatan Elek, një vendim i tillë “synon të krijojë tensione dhe përshkallëzim të situatës në veri, duke injoruar thirrjet ndërkombëtare për de-eskalim dhe themelim të Asociacionit”.
“Srpska” pretendon se deklarimet se ekziston vendim qysh në vitin 2018 për ndërtimin e stacionit “janë informacione të rreme”, meqë sipas tyre “s’është dorëzuar asnjëherë në pushtetin vendor dhe as s’është kërkuar pëlqimi apo leja e duhur për ndërtimin e objektit”
Në fund kanë shkruar se i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve që “ta frenojnë Kurtin” dhe të parandalojnë përshkallëzimin e situatës në terren.
“Veriu i Kosovës me ndërtimin e bazave parapolicore nga Prishtina, gjithnjë e më shumë i ngjan burgut të hapur apo Koresë së Veriut, sesa fshatrave dhe qyteteve evropiane. Presioni institucional që Kurti po ushtron ndaj qytetarëve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve është përtej çdo mase dhe ata duhet të veprojnë urgjentisht. Kërkojmë gjithashtu reagimin e EULEX-it dhe KFOR-it, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve, por besojmë të vetëdijshëm se kjo lëvizje nuk është një hap në drejtimin e duhur në kuptimin e deeskalimit të situatës”, thuhet në komunikatën e “Srpskas”
Më shumë storie
FSK në stërvitje të përbashkët me ushtarët amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08”, e...
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Sërish refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep...
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Sot bëhen 26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
Average Rating