Home » Opinione » Loja me ve!

Loja me ve!

Mehmet BislimiNë Parlamentin e Kosovës filloi loja me ve!, në këtë mes, tani pas nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e asociacioneve të komunave të komunitetit serb, si dhe pas nënshkrimit të demarkacionit të vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës, praktikisht nuk kishte mbetur zgjidhje tjetër pos lojës me ve mes pozitës dhe opozitës!

 

I terë problemi që duhet zgjidhur, për të kuptuar më mirë populli ynë liridashës dhe i shumëvuajtur se: kush me vezët e kujt po luan?!, po, pa dyshim se vezët janë të popullit dhe si përfundim i gjithë asaj që ka mbetur, pozita dhe opozita tani mund të luajnë mes vete me vezët e saj, por jo me vezët e popullit për thyerjen e të cilave nuk jap kush llogari!…

 

… Çuditërisht populli po hesht, madje as lojën me vezë nuk po e ha, nga ana tjetër; vezët po thyhen, pozita dhe opozita në Parlamentin e Kosovës po lozin lojën e radhës me vezë! Zaten pas gjithë atyre nënshkrimeve dhe marrëveshjeve (qofshin ato edhe të dështuara apo jo), vështirë se me thyerjen e vezëve mund të ndryshohet diçka për mire. Në të kundërtën, nga gjithë kjo rutinë parlamentare, nuk do të kishim pse t’i përcjellim seancat në vazhdim po të mos ishte edhe kjo “lojë” që ka filluar bukur moti!, mendoj se ka shumë çka më imediate dhe më të mençur për të bërë, Kosova meriton më shumë nga të zgjedhurit e saj! …

Mesazhi im: Parlamentarë, mos luani me vezë!

 

Ngucakeqi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress