Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, është e shqetësuar me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të 6 majit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës dhe përkrah qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për moslejimine tyre, ngase cënojnë integritein e shtetësisë së saj.
Në rast të mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë LPD do të angazhohet që bashkë me gjithë spektrin politik të Luginës të kërkoj nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, të njëjtat t’i shpallin edhe për Luginën.
LPD kërkon nga faktori ndërkombëtar mos të jetë indiferent ndaj këtyre veprimeve, të cilat bien ndesh edhe me vet marrëveshjet e nënshkruara nga ana e Serbisë dhe të cilat provokojnë situatën edhe ashtu të tendosur në Republikën e Kosovës.
Për shkak të arsyeve të cekura, kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, që mos të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, mbajtja e të cilave do të çojë në destabilizimin e situatës në Kosovë dhe rajon, thuhet në një njoftim të LPD-së.