Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr. e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 05.11.2011
Përgëzime
ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT
Lëvizja e Progresit Demokratik me rastin e festës së Kurban Bajramit, përgëzon të gjithë besimtarët e konfesionit islam në rajonin e Luginës së Preshevës dhe më gjerë, duke u dëshiruar shëndet, lumturi, harmoni familjare dhe mirëqenie në jetë e punë.
LPD uron që festa e Kurban Bajramin të kaloj në paqe, në solidarësi e dashamirësi ndërvllazërore, duke u afruar sa më afër njëri-tjetrit në këtë festë kaq të dashur, që na e ka dhuruar Krijuesi ynë i Madhërishëm Allahu xh.sh.
Le të shërbej kjo festë si një shembull i mirë i solidaritetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore.
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar