Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar Kuvendi Komunal në Bujanoc, ka uruar institucionet e larta të shtetit shqiptar Shqipërisë, marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian.
“Është një fitore e madhe historike e shtetit amë dhe e gjithë shqiptarëve kudo qofshin ata, i cili e zuri hapin me merita për t’u integruar e radhitur si anëtare e barabartë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. Kësaj fitore, natyrisht se i gëzohen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilëve tashmë u buzëqesh fati në realizimin e aspiratave kombëtare për bashkim në rrugën e proceseve integruese evropiane, thuhet në përgëzimin e kryetarit Jonuz Musliu, njofton Qendra për Informim e LPD-së.