Home » Lajme, Opinione » Lufta e UÇK-së, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani

Lufta e UÇK-së, Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ibrahim Rugova  dhe Lufta e UÇK-së, njëra rruga paqësore e politiko-diplomatike dhe tjetra ajo luftarake dhe e armatosur  si objektiv e stratergji kombëtare  kishin çlirimin e Kosovës, shtetësinë e Kosovës dhe  ndërtimin e shtetit ligjor, demokratik, modern si dhe zhvillimin e Kosovës republikane të lirë e të pavarur   dhe integrimin perendimor. Vizioni strategjik i Rugovës ishte aleanca  me SHBA-të dhe perendimin, dhe ishin po SHBA dhe NATO ato që bashkë me UÇK-në e çliruan dhe pavarësuan Kosovën.  

Mirëpo çfarë ndodhi gjatë këtyre 20 viteve që nga çlirimi Kosovës?!

Pasuesit e Rugovës dhe ata që njihen si komandanta të UÇK-së: ata kapën politikën, kapën partitë politike, kapën demokracinë dhe kapën shtetin e ligjin dhe i shndërruan ato në instrumenta e vegla për përfitime personale pushteti, autoriteti e pasurimi korruptiv dhe me hajni.

Ata të LDK-së shfrytëzuan, manipulun dhe spekuluan me LDK-në rugoviane, por që vetëm me filozofinë rugoviane nuk patën asgjë të përbashkët gjatë kohës së pas tij.

Po kështu edhe të quajturit komandanta të UÇK-së, koha vertetoi se ata paskan pasur si qëllim shfrytëzimin, manipulimin dhe spekulimin me luftën, me sakrificat e luftëtarëve, dëshmorëve dhe herojve të UÇK-së për të rrëmbyer poste politike e shtetërore e që me anë të tyre për të grabitur paranë publike, pasuritë kombëtare, troje e toka; pra pasurimin me vjedhje e   korrupsion.

Kjo elitë politike e tyrja i ka bërë dëme të rënda kombëtare Kosovës, jo vetëm se e mbajti atë jashtë integrimit europian, por kjo elita e vjetër politike e LDK-së, PDK-së, AAK-së NISMA dhe AKR-së, politike e cila e ka kapur dhe e mban peng shtetin e ka renditur Kosovën si vëndin kampion në Europë për korrupsion dhe hajni institucionale,varfëri, prapambetje demokratike dhe në mosndërtimin e shtetit ligjor.

Jo vetëm kaq por politika e vjetër e Kosovës, për interesa pushteti ka bërë edhe  Marreveshje e tradhti të rënda karshi Kosovës dhe interesave kombëtare si: Marrëveshjen për Krijimin e minishtetit serb brënda shtetit të Kosovës, atë të Bashkësisë së Komunave serbe; i ka falur troje e territore Maqedonisë e Malit të Zi; u orvat për ndarjen e coptimin e Kosovës me idenë dhe projektin famëkeq të shkëmbimit të territoreve e cila do ta rrënonte shtetin e Kosovës, si dhe marreveshja e fundit e shtatorit në Washington, marrëveshje e cila e kthen dhe e bën hisedare Serbinë në Kosovë.

Kosova dhe votuesi kosovar në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 duhet të zgjedhë mes kësaj kaste ,klase dhe elite politike të vjetër mashtruese, matrapaze, spekulative dhe e tradhtive apo do të zgjedhë alternativën  kombëtare, të aftë, të hapur, të përgjegjshme kombëtarisht të Albin KURTIT  dhe të  Vjosa OSMANIT.

Besoj se 14 Shkurti do të jetë dita e madhe e ndëshkimit dhe e ndarjes me politikën e keqe, të dëmshme dhe antikombëtare të elitës së vjetër, dhe se votuesit shqiptarë do t’ia besojnë pushtetin dhe qeverisjen Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT, alternativës së tyre, alternative  cila nuk ka asnjë fije dhe asgjë të përbashkët me elitën e vjetër politike, por është një alternativë dhe një antitezë diametralisht e kundert me atë të elitës politike dështake të vjetër.

(Vazhdon me … Thirrjen: “Intelektualë të Kosovës e Shqipërisë të mbështesim KURTIN dhe OSMANIN  se është për të mirën kombëtare”)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress