Lufta hibride dhe sfidat e Sigurisë Kombëtare

Read Time:6 Minute, 58 Second

Lufta hibride, lloji i ri i luftës në shekullin 21

Lufta Hibride (Hybrid War) ka të bëjë me nxitjen dhe krijimin e situatave të ndërlikuara në përplasjen e identiteteve të ndryshme për të vënë nën kontroll regjime të qeverisjeve tranzitore me ndikime gjeopolitike; shkatërrimin e projekteve themelore të tyre përmes alternativave politiko – ushtarake dhe ekonomike drejt një regjimi të ri të ndikuar dhe të kontrolluar.

Lufta për të siguruar informacionin ka funksionuar në çdo kohë. Vlerat gjithpërfshirëse në jetën e brendëshme dhe të jashtme të një vendi kanë të bëjnë me strategjinë e qëndrueshme të njohjes dhe administrimit të situatave.

Për ta kuptuar termin “strategji” dhe “strateg” duhet të vlerësojmë njerëzit e aftë që dinë të bashkërendojnë të gjithë elementet e luftës hibride në funksion të fitores.

Mbi bazën e informacionit lufta hibride është bashkërendimi i të gjithë mjeteve që të çojnë drejt fitores, e mbështetur nga tekonologjia më e avancuar e kohës. Ajo mbështetet mbi një algoritëm, një programim të plotë të të gjithë të dhënave.

Organizatorët e kësaj lufte përfitojnë nga diversiteti fetar, etnik, historik dhe social – ekonomik, nga studimi i pikave të dobëta të traditës, kulturës, traditave luftarake dhe mënyrave të bërjes së luftës.

Ata studiojnë në detaje terrenin ku jeton dhe mund të luftojë një popull, besimet fetare, sistemin e arsimit, pasuritë e brendshme, shkallën e përpunimit të tyre, niveli i jetesës, infrastruktura rrugore, detare dhe ajrore, kapacitete lëvizëse, treguesit ekonomiko – financiar në raport me mundësitë e garantimit të sigurisë kombëtare etj.

Lufta hibride nxit dhe justifikon ndryshimet administrative, fizike e gjeografike për të arritur objektivat politikë dhe ushtarakë (kontrollin), mundësitë e ndryshimit të udhëheqjes politike, pengimin e reformave kushtetuese, shpërbërjet federative apo vendosjen e sanksioneve duke nxitur rënien drastike të ekonomisë, duke shkaktuar kriza dhe kapitullime.

Elementet e bashkërendimit të të gjithë faktorëve kanë evoluar, por ajo që është specifike në këtë trajtim, është fakti që teknologjia ka ecur shumë përpara, janë vënë në përdorim teknologji të panjohura, duke ndikuar mjaftueshëm dhe në mënyrë të dobishme në elementet e luftës hibride.

Qëllimi strategjik i luftës hibride ka si objektiv pamundësinë e projekteve që bashkojnë fuqi të mëdha kundër interesave gjoostrategjike të shtetit.

Shembull: Lufta në rajonin e Nagorni Karabakut është konflikti më i ri të cilin bota shkencore ushtarake po e studion me kujdes. Nëse në tre luftrat e para fiuese ishte Armenia duke pasur në mbështetje Rusinë, në këtë përplasje fitorja kaloi në Azerbaixhan.

Kjo mund të quhet lufta e katërt finale midis dy shteteve. Në përgatitjen e kësaj lufte Azerbajxhani ngriti një gjeneratë të re njerëzisht të arsimuar dhe të përgatitur ushtarakisht sipas doktrinës ushtarake turke, duke marrë përvojën e shkollës turke të luftës, pranoi praninë e ushtarakëve turq në përgatitjen e stukrurave ushtarake.

Në ushtrinë azere u fut kultura ushtarake turke dhe ajo e NATO-s. Armatosja e Azerbajxhanit me aviacion

modern dhe lufta teknologjike mbi bazën e informacionit satelitor, duke bashkërenduar elementet luftarakë, njeriun – teknikën – informacionin. (Charles A. Kupchan, SHBA, qershor 2023)

Pra një luftë hibride e cila u shtri në të gjitha frontet e ndikimit të saj psikologjik, si pjesë e veprimit të mëtejshëm ushtarak. Këtu historia gërmon, gjen dhe propogandon elemente me ndikim të fortë në anën psikoliogjike të popullit dhe lidershipit të tij. Lufta hibride kërkon goditjen e kundërshtarit në të gjithë elementet e tij që dobësojë fuqinë kombëtare.

Gjithçka u sinkronizua në funksion të fitores së luftës.

Në këtë luftë u përdor nanoteknologjia, dronë vrasës modern, përdorimi i satelitëve, drejtimi i veprimeve ajrore nga kabinete ushtarake të mbështetura në informacion të shumllojshëm, të cilët me goditje të sakta asgjësuan edhe shefin e shtabit të forcave armene në Nagorni Karabak. etj.

Nëse Turqia ndikoi me armatime dhe teknologji në fitoren e luftës nga Azerët, politikisht në këtë konflikt fitoi Rusia. Ndikimi i ndërhyrjes me teknologji, armatime moderne dhe trupa, dha ndikime të fuqishme në popullsitë turqishtfolëse në ish-republikat sovjetike.

Po kështu lufta për pengimin dhe moszbatimin e projektit global të Rrugës së Mëndafshit i nënshtrohet një lufte hibride nga ana e shteteve të interesuara, veçanërisht nga SHBA, për të penguar ndikimin kinez mbi rajonin e Azisë Qëndrore, Lindes së Mesme, Evropës, Afrikës, apo dhe Amerikës Jugore.

Metodat kryesore mbështeten në sigurimin e informacioneve në lidhje me luftrat e mundëshme, provokimeve për arritjen e ndryshimeve politike, krijimin e kushteve social politike dhe ekonomike për pëmbysje të sistemeve, teknikat për të shmangur një luftë konvencionale dhe arritjen e objektivave në rrugë të tjera.

Në praktikë lufta terroriste që u realizua në territorin e Sirisë është shembulli perfekt për Luftën Hibride, kundër kundërshtimeve të regjimit sirian për kalimin e gazsjellësve në territorin e Sirisë.

Një tjetër shembull konkret i Luftës Hibride është nxitja e destabilizimit të tipit “Euro-Maidan” në Kiev, duke iu kundërvënë intrigës mes BE-së dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën. Ajo mori natyrën e përplasjes së identiteteve në lindje dhe perëndim të vendit.

Shembull i luftës hibride është situata e vitit 2015-2016 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ngjarja e Kumanovës dhe largimi i regjimit të Gruevskit), duke e orientuar politikën e shtetit drejt perëndimit.

Po kështu krizat dhe luftrat në shtete afrikane kundër ndikimit kinez dhe rus etj.

Përplasja e etniteteve, kulturave, besimeve fetare me ndikime gjeopolitike, protestat dhe destabilizimet për rrëzimin e regjimeve autoritariste dhe konservatore japin modelin e luftrave të tilla, të cilat arrijnë të ruajnë interesat gjeostrategjike, veçanërisht të SHBA-ve në botë.

Lufta hibride dhe kërcënimet që vijnë nga ajo, janë kombinim i teknikave ushtarake dhe jo ushtarake, të cilat marrin natyrën e operacioneve të fshehta dhe të hapura me karakter operativ.

Pjesë e tyre janë përfshirja e propagandas, e cila krijon situata të paqëndrushme në shtete të ndryshme; përhapja e dezinformacioneve përmes lajmeve të pavërteta, të fabrikuara enkas në interest ë qëllimit; organizimi i sulmeve kibernetike dhe krimit kompjuterik; presionet ekonomike deri në vendosjen e sanksioneve me efekte të rënda financiare; presione ekonomike nëpërmjet manipulimit të tregjeve dhe shkëmbimeve tregëtare; aktet e sabotazhit që krijojnë humbje njerëzore dhe ekonomike duke mbjellë

terrorin psikologjik; manovra ushtarake dhe dislokime e ridislokime të trupave ushtarake dhe joushtarake për të shkaktuar frikë, presion dhe lekundje brenda rendit kushtetues etj.

Duhet të pranohet se kërcënimet e luftës hibride janë rritur në masë të madhe viteve të fundit, aq sa dhe shtete të mëdha dhe organizata të ndryshme ushtarake kanë filluar t’i trajtojnë këto çështje me seriozitet në doktrinat shtarake, duke planifikuar veprime dhe trajnime të personelit ushtarak dhe civil për t’i parandaluar ato.

Fakti që pasojat e luftës hibride nuk parashikohen lehtë dhe nuk përballohen edhe kur ato konstatohen, tregon se pasojat shpesh mbeten të pariparueshme. Kërcënimet e luftës hibride sot janë më të dukëshme për shkak të mundësive të nanoteknologjisë dhe varësisë që njerëzimi po krijon nga rrjetet sociale me ndikime në jetën e popujve.

Por le të kthemi për këtë çështje në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Historikisht asnjë perandori apo forcë që ka tentuar ta pushtojë këtë rajon, nuk ka arritur t’i vendosë gurët në vendin e tyre. Rajoni ka një mori kulturash dhe popujsh të ndërthurur me njeri – tjetrin.

Popullsia shqiptare sot paraqitet e vetmja popullsi homogjene dhe kompakte për një arsye shumë të ndjeshme. Nëse popujt apo shtetet e tjera kanë tentuar mbi territoret shqiptare dhe kanë synuar enklava apo zgjatime të tyre, trungut të popullit shqiptar i kanë prere pak e nga pak degët e tij, duke e rrudhosur por pa e prishur kompaktësinë territoriale dhe demografike.

Nëse studiojmë sot hartën e Kosovës do të konstatohen lehtë tentakulat e shtrira nga veriu drejt jugut duke synuar enklava me popullsi sllave për të depërtuar në brendësi të kompaktësisë shqiptare.

Ky ka qenë fati i Pazarit të Ri, Nishit, Shkupit, Medvegjës, Plaves e Gucisë, Manastirit, Ulqinit, pa harruar këtu aneksimin e Toskërisë Shqiptare dhe të Çamërisë nga Greqia, e cila edhe sot është në sulm për pretendime territoriale ndaj trungut shqiptar përmes doktrinës bizantine të “Vorio-Epirit”.

Të gjitha këto ndërhyrje nuk kanë ndodhur në një ditë, por me një strategji sllave kundër kombit shqiptar, të projektuar sipas vendimeve të Traktatit të Shën – Stefanit. Ato u shtrinë në kohë, duke zbatuar elemente të luftës hibride dhe agresione ushatarke.

Në konceptin e zhvillimit të luftës hibride në rajon, për kombin shqiptar rreziku kryesor është qëndrimi i shtetit rus kundër interesave shqiptare. Kredencialet mbështetëse të SHBA-ve për shtetet shqiptare janë një kundërvënie ndaj kësaj lloj lufte.

Hyzri Salihu

Siguria Kombëtare10.07.2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Euro 2024: Anglia mund Holandën, në finale ndeshet me Spanjën
Next post <strong>Gjithmonë ka pasur politikanë, gazetarë e intelektualë  kosovarë  interesaxhinj dhe servilë të politikës së Tiranës</strong>