Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime bazë, për shkak të praktikës administrative të pasivizimit të adresave.
Avokati Luka Jovanoviq, i cili përfaqëson disa prej qytetarëve të prekur në Gjykatën Administrative në Beograd, ka informuar edhe Parlamentin Evropian, duke paralajmëruar për një formë diskriminimi sistematik.
“Adresat po pasivizohen pa paralajmërim, ndërsa qytetarët mbeten pa dokumente, jashtë çdo sistemi. Qëllimi është manipulimi i listave zgjedhore dhe ndryshimi i përbërjes lokale”, deklaroi ai për RTK.
Në një letër drejtuar eurodeputetit Tonino Picula, Jovanoviq thekson se praktika e pasivizimit është intensifikuar pas vitit 2016 dhe se shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi të mbrojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore. Për më tepër, një numër i madh i tyre nuk ka mundur të marrë pjesë as në regjistrimin e fundit të popullsisë.
“Po të zbatoheshin rregulloret ekzistuese të Republikës së Serbisë për vendbanimin dhe qëndrimin, kjo situatë nuk do të ekzistonte. Bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”, ka shtuar Jovanoviq.
Shqiptarët e prekur nuk mund të udhëtojnë as në Kosovë, pasi Kosova njeh vetëm letërnjoftimet serbe, jo edhe pasaportat. Ata që u është pasivizuar adresa nuk posedojnë dokumentet e nevojshme për të kaluar kufirin.
Organizatat për të drejtat e njeriut vlerësojnë se rreth 4 mije qytetarë janë prekur nga kjo praktikë.
Ato bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të këtij procesi diskriminues dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa konkrete.
Më shumë storie
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Çfarë ‘vertetoi’ ministrja serbe e Vuçiçit me deklaratën e saj?
Nga Skënder Sadri KAPITI Serbia dhe serbofilët e Islamofobët shqipfolës në një linjë antishqiptarizmi. Ministrja serbe i “sqaroi” mirë europianët...
NJE KOMB -NJË HISTORi!
Nga Azgan Haklaj Ujdia e heshtjes si pakt dhe kombi si monedhë këmbimi! Kur patriotizmi mbaron tek kufijtë e pushtetit!...
Kërmat politike serbe lindin për faj të shqiptarëve
Eshref Ymeri Deklarata e ministres serbe të administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale, Snezhana Paunoviç, e cila ka shprehur keqardhjen e...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...

Average Rating