Lule dhe qirinj për ty Jonada!

Read Time:59 Second

Sot me disa djem të familjes Haklaj shkova në familjen e Jonadës për t’u solidarizuar në këto momente tragjike me familjarët dhe të afërmit e vogëlushes që helikat e skafit policesk e këputën jetën e saj që sapo kishte nisur.

Gijotina policeske e vrau publikisht në mënyrë të pamëshirshme ëngjëllin që tani është në parajsë pranë Zotit duke lënë në pikëllim të thellë prindërit dhe familjarët.

U prehsh në parajsë Jonada.

Të gjithë shqiptarët luten për ty sot e janë me familjen tënde në këto momente të dhimbshme.

Ngushëllime të ndjera familjes Jonada.

Zoti ju dhashtë forcë familjarëve tu për të përballuar dhimbjen e shkaktuar nga krimi i tmerrshëm i uniformës shtetërore.

Oh Zot sa e trishtueshme.

Pas aktit të shëmtuar publik banditi i veshur me pushtet që kreu krimin e llahtarshëm kërcënonte edhe prindërit e vogëlushes por dhe të gjithë pushuesit që reaguan pas kësaj ngjarje makabre se do ti vriste të gjithë.

Akoma me e rëndë është piskama histerike e gruas se komisarit:

“Plumbin do të hani edhe ju të tjerët”.

Kjo britmë deshmon mentalitetin kriminal të përfaqësuesve të shtetit.

Jonada qofsh e xhenetit.

Krimineli do të marrë ndëshkimin e Zotit

Allah Allah

Amen.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shoqata Intelektualëve JAKOVA-GJAKOVË organizon solemnitetin e ndarjes së titullit “Guximi intelektual”
Next post Bruksel: Takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pritet të mbahet më 18 gusht