
Lumir Abdixhiku: Bondsteel të shndërrohet në bazë permanente amerikane në Kosovë
Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Abdixhiku sot ka takuar Senatoren Republikane, Joni Ernst.
“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës”, ka njoftuar zyra për media e LDK-së.
Kreu i LDK-së në opozitë, sërish ka shtruar kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.
“Vlen të theksohet se, Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç’rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve, ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Më shumë storie
Boksierja Donjeta Sadiku, e artë në Poloni
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm të Polonisë. Boksierja Sadiku fitojë medaljen...
NJЁ ROMAN I HUMBUR RUS, VЁRTET I MADH
Tomasz Kamusella Universiteti i Shёn AndreasAbstrakt:Artikulli hapet me një reflektim mbi mitin perandorak të Kremlinit për 'letërsinë e madheruse'. Më...
Naser Sopjani u zgjodh kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv të Suedisë
Nga Hysen Ibrahimi, më 11 maj 2025 Sot më 11 maj 2025 në Eslöv të Suedisë në praninë e një...
Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon të humb fondet nga BE-ja
Kosova rrezikon t’i humbë rreth 900 milionë euro të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian. Këto...
Karate: Betim Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas
Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, do të përballet me karateistin ukrainas, Andrii Zaplitnyi, në xhiron e katërt të garës në...
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje...
Average Rating