Home » Lajme » Lutfi Haziri: Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës

Lutfi Haziri: Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Lugina e Preshevës duhet që t’i bashkohet Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë padrejtësi historike që Kosova lindore të jetë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës.

“Dëgjoni, kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës po i kalojnë suazat e normales. Ato normalisht po derivojnë nga Akademia e Shkencave. Po kërkojnë kthimin e të zhvendosurve nga viti 1970. Kjo është e menduar nga ata që të tregojnë se kinse ka pasur prezencë të madhe serbe në Kosovë”, thotë ai.

“E vërteta historike dihet. Janë munduar që të ndërrojnë prezencën demografike në Kosovë. Në Karadak dhe Mitrovicën e Titos kanë dashur që të krijojnë shumicë serbe. Këtë nuk ja kanë arritur. Është mëkat se si Lugina mbeti jashtë kufijve. Si ndodhi që të vijë puna deri tek ndarja e Anamoravës në tre shtete. Nuk dua të krijojë pasiguri në Maqedoninë e Veriut. Por e vërteta dihet”, shton ai.

Ai tha se “janë të mjera deklaratat se në Luginë ka vetëm minare të xhamive kur dihet se atje kemi 110 mijë shqiptar të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi për Kosovën si në luftë, në arsim e në ekonomi”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch