Home » Lajme » Lutje për gjëra ushqimore: Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

Lutje për gjëra ushqimore: Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

                                                Shoqata e Gruas “Jeta në Kastriot”

                                                    Nr.i regjistrimit  5100725-5

                                                    Nr. i statuesit përfitues 6000823-0

                                                    Nr.Fiskal 600733960 

Ju lutemi për ndihmë    nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”

Faqja  jonë www.vajzat.com, ose  tek web-i tjetër

www.jetanekastriot.org  mund ta shihni veprimtarin tonë

Ne përkujdesemi për mbi 216 femra të përdhunuara dhe 40  jetimë të kësaj kategorie. Po  ashtu  ndihmojmë nënat me fëmijë jetim, fëmijë jetim dhe  familjet në nevojë. Një kategori e veçante që ne ndihmojmë  janë   viktimat- femra të traumatizuara që nuk kanë mundësi  të kërkojnë ndihmë(lëmosh) si dhe të atilla që kanë plagë të hapura në fytyrë dhe trup  që nuk mundësi  të dalin të kërkojnë ndihmë diku, ose ato që nuk janë të vetëdijshme( janë me probleme mendore dhe fizike).Zakonisht, çdo muaj  ne u sigurojmë gjërat elementare për të jetuar 60 familjeve, ndërsa tani ne kohë pandemie gjatë  muajit të Ramazanit dhe përgatitjet për Bajram  këtë herë numri  i atyre që  nuk arritëm tu  sigurojmë pako ushqimore-higjienike është për 50  familje të cilave ju mungojn gjërat elementare ushqimore dhe  higjenike . Pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër, nuk kemi donacione, ju lutemi të blini disa  libra me titullin “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, në gjuhën shqipe, angleze, italiane  ose gjermane, me çmim prej 10 € për një libër dhe mjetet të derdhen në xhirollogarinë organizatës ose drejt për së drejti ju mund  të blini pako ushqimore për ti dhuruar për nevojtaret që aq shumë kanë nevojë për ndihmën tuaj  përgjatë Ramazanit si dhe për festën e Bajramit.

Pakoja e gjërave ushqimore dhe sanitare  për viktimat përmban :1 kg krip,  2 qese makarona,  2 qese shpageta,  2 qese oriz, 1 biber për gjella,  shtojcë për gjella ( vegeta),  1 paketim djathë të butë( që shërben edhe për pite),1 paketim xhem ose krem, 2 pashtet ose krem për lyrje buke, 200 gram  kafe, 3 kg sheqer,  2kg patate, 2kg qepë , 2 kg fasule, 2 kg perime,  200 gram çaj , 1 thes detergjent për rroba ,1 shampon për flokë,  1 shampon për duar, 1 pastë për dhëmbë, një dezinfektues për banjo, 1 komlet shpuza për enë,  1 kg suxhuk ose  gjysmë kg mish, 3 litra vaj.    Mishi dhe suxhuku  zakonisht zëvendësohet me  kavanoza (konserva ) pasi ka mundësi më të mira për ti ruajtur.(pasi shumica nuk kanë frigorifer).

Ju lutem shumë  nëse  keni mundësi dhe si keni mundësi të na ndihmoni, reklama juaj  do të dal në web faqen tonë dhe ju  na ndihmoni neve që këtyre  viktimave  sado pak  të ua kthejmë buzëqeshën. Adresa jonë është : Rruga “Andrea Gropa” -17/8 Prishtinë- Kosovë

Emri:Shoqata e Gruas “JETA NE KASTRIOT”

Numri i llogarisë rjedhëse :20-11-0001781154-17

Banka:TEB SH.A dega Prishtina  Main, Kosovë

Kontakt ;049319823 ose 044 209651

IBAN-XK05-numri illogaris

SWIFT-TEBKXKPR

Kush jemi ne:  
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot”, është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statusin e benificuar. Ne përkujdesemi për 316  femra të cilat janë të dhunuara fizikisht dhe  seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë  luftës së fundit dhe tani  ato kanë  nevojë për trajtim mjekësor dhe ndihma të tjera … Deri më sot  punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike  dhe psikike,  të cilat kanë nevojë dhe tash janë në  mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2018 femra të cilat janë dhunuar,  të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinj të  prerë, gishtërinjtë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegie me cigare dhe gjëra tjera, etj.). Dy nga ato kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi. Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesen përveç për veten  edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat, 318 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 17 fëmijë që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesen e nënës, e cila është nën  presion e dhunimit, frikës, skamjes  dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet,  ndërsa  të braktisura nga burrat  janë 36 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të gjithë profesionistë, që së paku për disa kohë t’i  financojmë fëmijët e tyre përmes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë  kaluar problemet psikike dhe fizike, të mund të gjenden në shoqëri pa ndihmën  tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara që presin ndihmën  nga të tjerët, sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.  

Prishtinë, prill 2021                          Me nderimenga stafi i Organizatës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch