Home » Sport » MAJLINDA KELMENDI “PUSHTON” RUSINË, RRËMBEN TË ARTËN

MAJLINDA KELMENDI “PUSHTON” RUSINË, RRËMBEN TË ARTËN

Majlinda KelmendiKrenaria e sportit të vendit tonë, Majlinda Kelmendi, sot ka mbrojtur titullin e kampiones së botës në Xhudo.

Xhudistja pejanë ka “shkel” Rusinë duke shkëlqyer në Botërorin që po mbahet në Rusi.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë duke mundur rumunen Andrea Chitu.

Xhudistja jonë jo vetëm në sfidën finale, por edhe në të gjitha luftërat e zhvilluar në këtë eveniment të madh, ka treguar performancë të shkëlqyer, duke mahnitur gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët e shumtë rus, të cilët ishin në salle.

Majlinda, në rrethin e parë fitojë pa luftë, derisa në rrethin e dytë e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia, kurse në luftën e tretë mundi Bundmaa Munkhbaatar, ndërkaq, në gjysmëfinale gjunjëzoi rusen Natalia Kuziutinan, të cilën e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar.

Hiq më mirë se rusja nuk kaloi as rumunia Andrea Chitu, e cila nuk ishte rivale e denjë për xhudisten tonë, e cila në mënyrën më të mirë të mundshme e përfaqësoi vendin tonë në Botërorin në Rusi.

Përfundimisht Majlinda Kelmendi lëshon tapetin e “nxehtë” të Rusisë kokë lartë me medaljen e artë, duke i bërë krenar gjithë shqiptarët ku do që janë.

Kelmendi në finale

Majlinda Kelmendi, po vazhdon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Botës në Xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi është kualifikuar për në finale të botërorit që po mbahet në Rusi, pasi që në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Rusia Natalia Kuziutina, ndërsa në finale do të takohet me rumunen Andreea Chitu.
Xhudistja Kelmendi pos Natalia Kuziutina, mposhti edhe gjithë sallën e mbushur me mbështetës të xhudistes ruse.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress